Asistenca Mjekësore

Kujdesi shëndetësor ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore për grupe të posaçme të popullatës si vijon:

  • Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 15 vjeçare;
  • Nxënësit dhe studentët deri në fund të shkollimit të rregullt;
  • Qytetarët mbi moshën 65 vjeçare;
  • Qytetarët, anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve, invalidët e luftës dhe invalidët e tjerë, anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre;
  • Shfrytëzuesit e skemave të ndihmës sociale dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre;
  • Personat me aftësi të kufizuara.
  • Të sëmurët nga diabeti dhe kanceri.​​