Procedura e pajisjes me pasaportë të Republikës së Kosovës
Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçar kërkohen këto dokumente:
- Certifikata e lindjes.
- Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
- Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit
.
- Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer).
- Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër.
- Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
- Fëmija nën kujdestari, duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
- Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
- Certifikata e vendbanimit.
- Dëshmia për pagesën e pasaportës
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare
kërkohen këto dokumente:
- Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
- Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
- Dëshminë për pagesën e pasaportës.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për pasaportë të humbur – dëmtuar për personat mbi moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:
- Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
- Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për pasaport ë të dëmtuar).
- Raportin policor origjinal, nëse aplikon për humbjen e pasaportës i cili duhet të jetë më i ri se 3 muaj.
- Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga gjykata kompetente për konfiskimin e pasaportës.
- Dëshminë për shpalljen publike për humbjen e pasaportës.
- Dëshminë për pagesën.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për pasaportë të humbur – dëmtuar për personat nën moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:
- Fëmija duhet të jetë prezent në QKRC
.
- Certifikat a e lindjes së fëmijës (aplikuesit).
- Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit.
- Dëshmia për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi);
- Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër.
- Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
- Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht nga organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
- Raportin policor origjinal për humbjen e pasaportës i cili duhet të jetë më i ri se 3 muaj.
- Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga gjykata kompetente për konfiskimin e pasaportave.
- Dëshminë për shpalljen publike për humbjen e pasaportës.
- Dëshminë për pagesën e pasaportës.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:
- Pasaporta.
- Certifikata e lindjes.
- Vendimi apo ndonjë akt tjetër ligjor për ndërrimin e të dhënave.
- Dëshmia për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi).
- Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër.
- Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës nëse prindërit janë të ndarë.
- Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari
(tutori).
- Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht nga organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
- Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
- Dëshmia për pagesën.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:
- Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës (kopja).
- Pasaportën.
- Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
- Dëshminë për pagesën.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për ripërtritjen e të dhënave në pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:
- Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
- Pasaportën.
- Dëshminë për pagesën.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për ripërtritjen e të dhënave në pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:
- Pasaportën.
- Certifikatën e lindjes.
- Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shofer).
- Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër.
- Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
- Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
- Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht nga organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
- Certifikatën e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
- Dëshminë për pagesën e pasaportës.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e tërheqjes së pasaportës për personat nën moshën 16 vjeçar kërkohen këto dokumente:
- Letërnjoftimi i prindit.
- Certifikata e lindjes së fëmijës (kopje).
- Dëftesën e formularit të aplikimit për pasaportë (fëmijës).
Tarifat pë pasaporta të Republikës së Kosovës janë si në vijim :
- Dëshmia për pagesën e pasaportës prej 25 Euro për personat mbi moshën 18 vjeçare.
- Dëshmia për pagesën e pasaportës prej 20 Euro për fëmijët mbi moshën 3 vjeçare.
- Dëshmia për pagesën e pasaportës prej 15 Euro për fëmijët nën moshën 3 vjeçare.