Procedura e pajisjes me letërnjoftim të Republikës së Kosovës
Për procedurën e aplikimit për letërnjoftim kërkohen këto dokumente:
- Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
- Certifikata e vendbanimit.
- Certifikata e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për letërnjoftim të humbur kërkohen këto dokumente:
- Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston.
- Raporti i Policisë për humbje të letërnjoftimit i cili duhet të jetë jo më i vjetër se tre muaj.
- Dy fotografi jo më të vjetra se tre muaj.
- Flet pagesën prej 10 euro.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente:
- Letërnjoftimi.
- Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
- Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
- Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
- Flet pagesën prej 10 euro.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente:
- Letërnjoftimi.
- Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
- Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
- Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
- Fotografimi në qendrën për regjistrim.
- Flet pagesën prej 10 euro.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së Kosovës kërkohen këto dokumente:
- Letërnjoftimi i UNMIK-ut.
- Certifikata e lindjes ose shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
- Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje