Pasaporta

Procedura e pajisjes me pasaportë të Republikës së Kosovës



Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçar kërkohen këto dokumente:

  • Certifikata e lindjes.
  • Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
  • Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit
  • Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer).
  • Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër.
  • Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
  • Fëmija nën kujdestari, duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
  • Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
  • Certifikata e vendbanimit.
  • Dëshmia për pagesën e pasaportës
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Procedura e aplikimit për pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
  • Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
  • Dëshminë për pagesën e pasaportës. 
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Procedura e aplikimit për pasaportë të humbur – dëmtuar për personat mbi moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
  • Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për pasaport ë të dëmtuar).
  • Raportin policor origjinal, nëse aplikon për humbjen e pasaportës i cili duhet të jetë më i ri se 3 muaj.
  • Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga gjykata kompetente për konfiskimin e pasaportës.
  • Dëshminë për shpalljen publike për humbjen e pasaportës.
  • Dëshminë për pagesën.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Procedura e aplikimit për pasaportë të humbur – dëmtuar për personat nën moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

  • Fëmija duhet të jetë prezent në QKRC
  • Certifikat a e lindjes së fëmijës (aplikuesit).
  • Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit.
  • Dëshmia për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi);
  • Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër.
  • Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
  • Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
  • Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht nga organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
  • Raportin policor origjinal për humbjen e pasaportës i cili duhet të jetë më i ri se 3 muaj.
  • Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga gjykata kompetente për konfiskimin e pasaportave.
  • Dëshminë për shpalljen publike për humbjen e pasaportës.
  • Dëshminë për pagesën e pasaportës.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

  • Pasaporta.
  • Certifikata e lindjes.
  • Vendimi apo ndonjë akt tjetër ligjor për ndërrimin e të dhënave.
  • Dëshmia për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi).
  • Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër.
  • Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës nëse prindërit janë të ndarë.
  • Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari
    (tutori).
  • Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht nga organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
  • Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
  • Dëshmia për pagesën.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës (kopja).
  • Pasaportën.
  • Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
  • Dëshminë për pagesën.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Procedura e aplikimit për ripërtritjen e të dhënave në pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
  • Pasaportën.
  • Dëshminë për pagesën.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Procedura e aplikimit për ripërtritjen e të dhënave në pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

  • Pasaportën.
  • Certifikatën e lindjes.
  • Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shofer).
  • Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër.
  • Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
  • Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
  • Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht nga organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
  • Certifikatën e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
  • Dëshminë për pagesën e pasaportës.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Procedura e tërheqjes së pasaportës për personat nën moshën 16 vjeçar kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimi i prindit.
  • Certifikata e lindjes së fëmijës (kopje).
  • Dëftesën e formularit të aplikimit për pasaportë (fëmijës).

Tarifat pë pasaporta të Republikës së Kosovës janë si në vijim :

  • Dëshmia për pagesën e pasaportës prej 25 Euro për personat mbi moshën 18 vjeçare.
  • Dëshmia për pagesën e pasaportës prej 20 Euro për fëmijët mbi moshën 3 vjeçare.
  • Dëshmia për pagesën e pasaportës prej 15 Euro për fëmijët nën moshën 3 vjeçare.
​​