KFOR

NATO në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për ndërtim të paqes dhe stabilitetit në Kosovë ka udhëhequr operacionin e ruajtjes së paqes në Kosovë që nga qershori i vitit 1999.

NATO-KFOR (Forca në Kosovë), u pozicionua në kuadër të 78-ditëve të fushatës ajrore të ndërmarrë nga Aleanca në Mars të 1999 për të ndaluar katastrofën humanitare që po ndodhte në atë kohë në Kosovë.

NATO-KFOR (Forca në Kosovë) ka mandat të bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i KFOR-it është të krijojë dhe mbajë ambientin e sigurt në Kosovë. KFOR-i ka përafërsisht 16.000 ushtarë në Kosovë dhe përpos detyrave tjera ka edhe përgjegjësinë e drejtpërdrejt ta mbrojë Kosovën nga kërcënimet e jashtme.

Histori
Bisedimet për statusin e Kosovës filluan në Shkurt të vitit 2006. Këto bisedime, origjinalisht u udhëhoqën nga I dërguari I posaçëm I UN për Kosovën, nga ish-presidenti I Finlandës Martti Ahtisaari. Pas katërmbëdhjetë muajsh negocimi, Mr. Ahtisaari paraqiti Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen e Statusit të Kosovës te Sekretari I Përgjithshëm I Kombeve të Bashkuara në Mars të vitit 2007.

NATO mbështeti procesin ndërkombëtar për vendosjen e statusit të Kosovës që nga fillimi, duke përfshirë dhe përpjekjet e Presidentit Ahtisaari dhe ato të Troika-s.

Sot, Aleanca qëndron e gatshme të luajë rolin e vet në vënien në jetë të bashkëbisedimeve për sigurinë në të ardhmen . Objektivat e NATO-s janë që të vazhdojë ndihmën në zhvillimin e një Kosove paqedashëse multietnike, stabile dhe demokratike.
​​

Vegza