Zjarrëfikësit

Përgjegjësi parësore e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit është të merren me zjarret dhe fatkeqësitë natyrore që ndodhin në Kosovë. Janë pjesë e Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme mirëpo funksionon nën përgjegjësinë e komunave përkatëse. Këto shërbime gjithashtu iu përgjigjen rasteve të tjera urgjente, siç janë tërmetet, përmbytjet dhe ballafaqimet me raste tjera të mbrojtjes civile.

Ndërkaq, për të qenë pjesëtarë në Shërbimin Zjarrfikës të Kosovës, aplikantët duhet të jenë të moshës 18-35 vjeç. Testi fizik përfshinë edhe aftësitë operative të definuara nga autoriteti qëndror brenda standardeve të kompetencave të gatishmërisë emergjente për zjarrfikje dhe shpëtim. Ata që pranohen në Shërbimin Zjarrfikës duhet ta përfundojnë kursin bazik 2 javor dhe për zjarrfikës profesional kursin 8 javor.

Plan programi themelor përfshinë temat në vijim: Mjetet dhe pajisjet personale dhe të përbashkëta zjarrfikëse, procesi i lindjes, zhvillimit dhe shuarjes së zjarrit, ndihma e parë, evakuimet emergjente, veprimet operativo-teknike dhe taktike zjarrfikëse, llojet e zjarreve (zjarret e brendshme dhe të jashtme), fikset (aparatet për shuarjen e zjarreve), furnizimet me ujë, përdorimi i pajisjeve hidraulike për AKRR, mbrojtja nga zjarri, kërkimshpëtimi nga vendet e larta (objektet), ruajtja e gjurmëve gjatë shuarjes së zjarrit,vozitja emergjente,intervenimet zjarrfikëse sipas standardeve, detyrat dhe obligimet e zjarrfikësve ne veprimet operative, materiet e rrezikshme, materiet (lëndët) për shuarjen e zjarreve dhe pajisjet më të reja zjarrfikëse.
​​