Siguria dhe Mbrojtja

Krahas boshteve të tjerë kryesore të ekzistencës së një shteti, siguria e brendshme dhe e jashtme, e përfituar nëpërmjet qëndrueshmërisë, stabilitetit dhe profesionalizmit të institucioneve të specializuara, mbetet "shtylla kurrizore" e ekzistencës fizike, si dhe garantimit të kushtetutshmërisë dhe funksionimit të institucioneve demokratike per çdo vend sovran.

Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) funksinon si agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme. QKSPEZH është institucion që u ofron përkrahje teknike, administrative dhe edukative të gjitha agjencioneve të sigurisë publike siç janë: Policia e Kosovës, Shërbimi Doganor i Kosovës, Departamenti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

  • QKSPEZH angazhohet që të ofrojë dhe të sigurojë cilësi të lartë profesionale gjatë trajnimeve, në menaxhimin institucional, si dhe ndarjen e resurseve për të gjitha agjencionet e sigurisë publike.
  • QKSPEZH-i është përgjegjëse edhe për sigurimin e standardeve profesionale të bazuara në kompetencat që i janë dhënë për edukim dhe trajnim të pjesëtarëve të agjencioneve të sigurisë publike.

Forca e Sigurisë së Kosovës që nga 15 qershori 2009 zyrtarisht do të jetë ushtria e Republikës së Kosovës duke zëvendësuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Detyrë e FSK-së do te jetë mbrojtja e sovranitetit territorial të Kosovës, për të krijuar dhe siguruar stabilitet afatgjatë dhe të qëndrueshëm; ndihmë ushtarake për komunitetin civil përgjigje të menjëhershme ndaj rasteve të fatkeqësive natyrore, në formën e një autoriteti përgjegjës për Operacionet e Kërkim Shpëtimit, në shërbim të autoriteteve civile.

Në Kosovë do të themelohet një Forcë e Sigurisë (FSK), e cila do të jetë profesionale dhe shumë etnike. Ajo nuk do të krijojë një barrë të panevojshme financiare për burimet e Kosovës. Qeveria do të themeloj një organizatë civile për të siguruar një kontroll civil mbi FSK-në.

Fillimisht, FSK do të jetë kryesisht përgjegjëse për përgjigjen ndaj krizave, asgjësimin e mjeteve eksplozive dhe mbrojtjen civile. Pastaj FSK do të dizajnohet dhe përgatitet për përmbushjen e funksioneve tjera të sigurisë, të cilat nuk janë të përshtatshme për policinë apo organizatat tjera të zbatimit të ligjit.

Vegza