Divorci

Proces i kundërt me procesin e kurorëzimit (lidhjes së martesës) është procesi i shkurorëzimit i cili shënon shuarjen e martesës.
Martesa mund të shuhet përmes këtyre mënyrave:

  • Me vdekjen e bashkëshortit
  • Shpalljen e bashkëshortit të zhdukur
  • Anulimin e martesës (martesë e pavlefshme)
  • Shkurorëzimin (divorcimin)


Të drejtë për anulim të martesës dhe divorcim ka çdo person i kurorëzuar paraprakisht që dëshiron të ndërpresë kurorën me personin me të cilin është i kurorëzuar. Kjo çështje zgjidhet vetëm në bazë të vendimit të gjykatës. Pra së pari duhet parashtruar padi në gjykatën kompetente.

Personat që kanë të drejtë të parashtrojnë padi për anulimin e martesës janë bashkëshortët, prokurori publik dhe të gjithë personat tjerë të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë juridik për anulimin e martesës. Kurse sa i përket divorcit të drejtë për paraqitjen e padisë kanë vetëm bashkëshortët.

Me rastin e divorcit personit i cili ka ndryshuar mbiemrin gjatë kurorëzimit do të mund të kthej mbiemrin që e ka pasur më herët duke parashtruar kërkesë për këtë në afat jo më të gjatë se gjashtë muajve pas zgjedhjes së martesës, por jo edhe për personat që kanë lindur gjatë kohës sa ka vlejtur kurorëzimi.
Të gjitha kontestet tjera që paraqiten pas procesit të shkurorëzimit zgjidhen sipas ligjit.