Podujeva

Komuna e Podujevës shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës dhe përbëhet nga fushëgropa e Llapit, pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje. Qyteti i Podujevës shtrihet në të dy anët e lumit Llap. Komuna e Podujevës përbëhet nga 78 fshatra, duke përfshirë edhe qytetin e Podujevës. Në aspektin komunikativ paraqet një transversale të rëndësishme përmes së cilës kalon magjistralja që lidh Kosovën me pjesët tjera të Gadishullit Ilirik (Ballkanik). Kufizohet me pesë komuna të tjera.

Komuna ka një pozitë me të vërtetë strategjike dhe ka lidhje të rëndësishme transporti : autostradën dhe hekurudhën rajonale. Aeroporti është vetëm 40 km larg nga komuna, ndërsa në komunë është liqeni më i madh në KosovëLiqeni i Batllavës. Komuna e Podujevës ka sipërfaqe prej 633 km2 me mbi 85 mijë banorë. Shumica e banorëve i takojnë moshës së re nën 25 vjeçare. Shumica e popullsisë janë shqiptar.