Qendra kontaktuese

Kërkimi i përgjigjeve

290 Të gjitha

Pergjigja:

Regjistrimi Civil: Aplikacioni Gjendjes Civile: Mund ta gjeni në Portalin e Qeverisë së Republikës së Kosovës: www.rks-gov.net në linkun: https://www.rks-gov.net/AL/f308/dokumentet/regjistrimi-civil  Ju faleminderit!

Pergjigja:

Procedura për regjistrim dhe marrjen e certifikatave Për më shumë detaje shpalos linkun: https://www.rks-gov.net/AL/f306/sherbimet-per-qytetare/dokumentet   Ju faleminiderit

Pergjigja: Certifikatë jete: Personi duhet të jetë prezent në ZGJC, duhet ta bëj kërkesën dhe duhet të posedoj dokument identifikimit. Certifikata vlen 6 muaj nga data e lëshimit. Për më shumë detaje shpalos linkun: https://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/Dokumentet.aspx Ju faleminderit

Pergjigja: Shtetësia: Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e shtetasve të Kosovës, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i shtetasve për ju. Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës. http://www.mpb-ks.org/repository/docs/2008_03-L034_al.pdf Ju faleminderit

Pergjigja: Certifikata e statusit martesor: Certifikata e statusit martesor është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i lindjes, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit të interesuar. Ndërsa, në rastet kur nuk ekziston regjistri i të lindurve, lëshohet në bazë të deklaratave të dy dëshmitarëve dhe kopjes së dokumentit të identifikimit të paraqitësit të kërkesës dhe dëshmitarëve. Nëse gjendja martesore e tij/saj është e shkurorëzuar duhet vendimi i shkurorëzimit. Certifikata e statusit martesor, vlen 6 muaj nga data e lëshimit. Për më shumë detaje shpalos linkun: https://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/Dokumentet.aspx Ju faleminderit

Pergjigja: Certifikatë martese: Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e të martuarve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të martuarve për ju. Çertifikata e martesës, vlen deri sa nuk ka ndryshime në të dhënat. Për më shumë detaje shpalos linkun: https://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/Dokumentet.aspx Ju faleminderit

Pergjigja: Certifikatë vendbanimi: Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e vendbanimit, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i vendbanimit për ju. Ende nuk kanë hyrë në fuqi UA për zbatimin e Ligjit për vendbanimin. Për më shumë detaje shpalos linkun: https://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/Dokumentet.aspx Ju faleminderit

Pergjigja: Certifikatë për lidhje martese: Certifikata e martesës, kapaciteti martesor, është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i të martuarve, sipas detyrës zyrtare apo me paraqitjen e kërkesës me shkrim. Nëse qytetari i huaj e ka fituar shtetësinë e Kosovës dhe lidhë martesë jashtë shtetit, diuhet ta nxjerrë certifikaten me aftësi ligjore për të lidh martesë jashtë shteti (kapaciteti martesor). Certifikata e martesës, vlen 6 muaj nga data e lëshimit. Për më shumë detaje shpalos linkun: https://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/Dokumentet.aspx Ju faleminderit

Pergjigja: Certifikatë vdekjeje: Nëse personi në fjalë është i regjistruar në regjistrin e të vdekurve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të vdekurve. Nëpunësi kompetent duhet ta bëj verifikimin e drejtpërdrejtë në regjistrin përkatës të gjendjes civile apo në dosjen fizike pas konstatimit se janë plotësuar disa kushte. Për më shumë detaje shpalos linkun: https://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/Dokumentet.aspx Nëse vdekja ndodhë jashtë shtetit, duhet certifikata origjinale e vdekjes e lëshuar nga shteti i huaj, kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur dhe kopja e dokumentit të paraqitësit të kërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes. Certifikata e vdekjes, vlen përgjithmonë.

Pergjigja: Certifikata e bashkësisë familjare: Deklaratën e bashkësisë familjare, e lëshon Zyra e Gjendjes Civile sipas detyrës zyrtare ose pas kërkesës me shkrim nga personi i interesuar. Nëse kërkuesi ka dikë që është i varur prej tij dhe duhet cekur në certifikatë, atëherë personat duhet të jenë pranishëm dhe të prezantojnë kopjet e dokumenteve të identifikimit të tyre. Certifikata mbi bashkësinë familjare vlen 6 muaj nga data e lëshimit. Për më shumë detaje shpalos linkun: https://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/Dokumentet.aspx