Nga 13 Mars 2003, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka filluar të bëhet aplikimi për regjistrimin e Bizneseve Individuale,Ortakërive të Pergjithshme, Shoqërive Komandite, Shoqërive Aksionare, Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuara, Kompanive të Huaja, Kooperativave Bujqësore, Ndërmarrjeve Shoqërore dhe Ndërmarrjeve Publike duke i shfrytëzuar formularët përkatës.
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve bënë regjistrimin e të gjitha shoqërive tregtare dhe shoqërive të huaja tregtare konform Ligjit Nr.02/L-123 për Shoqerite Tregtare si dhe Ligjit Nr.04/L-006 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit bazik për Shoqëritë Tregtare.
Tani ARBK ofron një zgjidhje “one-stop-shop” për regjistrimin e biznesit në mbarë Kosovën, duke qenë bazë qendrore e të dhënave unike të centralizuara në 28 qendrat komunale.
Bizneset fillestare tani regjistrohen pa pagesë dhe brenda afatit të shkurtë kohor: Një (1) ditë për biznese individuale dhe Tre (3) ditë, për biznese të shoqërive me përgjegjësi te kufizuar dhe aksionare. Kjo është mundësuar me integrimin e sistemit, me ç'rast bizneset marrin një certifikatë me dy numra: Numrin e biznesit dhe Numrin fiskal.
Sipas nenit 35 te ligjit bazik dhe Ligjit Nr.04/L-006 Per Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.02/L—123 Per Shoqerit Tregtare, shuma e kapitalit themelor për Shoqëritë Aksionare duhet të jetë me se paku 10,000 Euro, ndërsa kapitali themelor për Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar është eliminu.
Në bazë të nenit 4.2 te Ligjit Nr.02/L—123 Për Shoqërit Tregtare,Shoqëria komandite,Shoqëria Aksionare, Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar mund të krijohen vetëm pas përfundimit të procedurës se regjistrimit ne ARBK.
Para se të konfirmohet regjistrimi i entitetit legal nuk mund të fillohet me punën. Përpos përjashtimeve të cilat janë cekur në nenin 4 te paragrafit 4 dhe 5të ligjit, emri i biznesit duhet të jetë unik dhe ai duhet ta ketë prapashtesën e cila i përgjigjet tipit të biznesit.
B.I.(Biznesi Individual)
1.Nëse emri është në gjuhën shqipe,duhet të përfundoi me “B.I” Biznes Individual.
2. Nëse emri është në gjuhën angleze, duhet të përfundoi me “I.B”Individual Business .
3. Nëse emri është në gjuhën serbe, duhet të përfundoi me “I.P”Individualno Preduzece .
O.P.(Ortakëri e Përgjithshme)
1. Nëse emri është në gjuhën shqipe,duhet të përfundoi me “O.P” Ortakëri e Përgjithshme.
2. Nëse emri është në gjuhën angleze, duhet të përfundoi me “O.P”Overall Partnership .
3. Nëse emri është në gjuhën serbe, duhet të përfundoi me “O.P” Opste Partnerstvo.
SH.P.K. (Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar)
1. Nëse emri është në gjuhën Shqipe, duhet të përfundoi me shkurtesën “SH.P.K.” Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar.
2. Nëse emri është në gjuhen Angleze, duhet të përfundoi me “L.L.C.” Limited Liabilty Company.
3. Nëse emri është në gjuhën serbe, duhet të përfundoi me “D.O.O.”Društvo sa Neogranicenim Odgovornoscu.
SH.A. (Shoqëria Aksionare)
1. Nëse emri është në gjuhën shqipe,duhet të përfundoi me “SH.A”Shoqëri aksionare.
2. Nëse emri është në gjuhën angleze, duhet të përfundoi me “J.S.C.”Joint Stock Company .
3. Nëse emri është në gjuhën serbe, duhet të përfundoi me “D.D”Deoniçarsko drushtvo .
SH.K.M. (Shoqeri Komandite)
1. Nëse emri është në gjuhën Shqipe, duhet të përfundoi me “SH.K.M.”Shoqeri Komandite.
2. Nëse emri është në gjuhën angleze, duhet të përfundoi me “L.P.SH.”Limited Partnership .
3. Nëse emri është në gjuhën serbe, duhet të përfundoi me “K.D.M.”Komanditno Drustvo.