Për çfarëdo ndryshimi të biznesit të regjistruar duhet të njoftohet Agjencia e Regjistrimit te Bizneseve te Kosovës. Kjo bëhet duke shfrytëzuar formularët përkatës Ao, B, C, D, Ko. për regjistrimin e këtyre bizneseve, varësisht
nga forma ligjore e biznesit.
Çfarëdo ndryshimi në emrat ose adresat e drejtorëve ose personave të
autorizuar, të cilët janë të autorizuar ta përfaqësojnë korporatën, duhet të lajmërohet në Agjencinë e Regjistrimit te Bizneseve te Kosovës. Sipas nenit 11 te Ligjit Nr.04/L-014 Per Kontabilitet , Raportim Financiar
dhe Auditim, pasqyrat financiare te shoqërive tregtare ne pajtim me
nenin5, paragrafi 1 te këtij ligji duhet te dorëzohet nje kopje ne MTI, jo
me vone se 30 qershor te vitit vijues.
Llojet e bizneseve - Agjencioni i Regjistrimit e Bizneseve në Kosovarë
(ARBK) bën regjistrimin e të gjitha bizneseve të poshtë shënuara:
Biznese Individuale,
Ortakëri të përgjithshme,
Shoqëri komandite,
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar,
Shoqëri aksionare,
Kompani të huaj,
Ndërmarrje shoqërore,
Ndërmarrje publike dhe
Kooperativa bujqësore.
Formularët - Për të mundësuar regjistrimin e bizneseve, ARBK përdorë këto
forma të aplikimit:
FORMULARI B- Fletëparaqitja për regjistrimin e biznesit individual apo ortakëri:
1.Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë);
2.Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 27.1 pika d) e Ligjit
Nr. 02/L – 123;
3.Për ortakëri të përgjithshme marrëveshjen e ortakëve të përgjithshëm
në bazë të nenit 29 të Ligjit Nr. 02/L – 123
FORMULARI Ao - Fletëparaqitja për regjistrimin fillestar si dhe për ndryshimin
në Shoqëritë Aksionare, Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe Kompani
te huaj:
1.Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 86 të Ligjit Nr. 02/L –123, 2.Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
3.Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve,
personave të autorizuar të përfshirë në biznes, 4.Pëlqimin e agjentit të
regjistruar në bazë të nenit 33.2 të Ligjit Nr. 02/L – 123.
FORMULARI C - Fletëparaqitja për rezervimin e emrit tregtar:
1.Marrëveshja për shfrytëzimin e Emrit tregtar,
2.Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
FORMULARI D - Fletëparaqitje për shuarjen e biznesit:
1.Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
2.Çertifikata e Biznesit Origjinal,
3.Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës, për shuarjen e biznesit
FORMULARI Ko - Fletëparaqitja për regjistrimin e Kooperativës Bujqësore:
1.Marrëveshja e Shoqërisë,
2.Statuti,
3.Vendimi për emërimin e drejtorit,
4.Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të anëtarëve , personave të autorizuar të përfshirë në biznes,
5.Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 23 të të Ligjit Nr. 02/L – 123.
Për informacione me detale mund te klikoni ne ueb faqen e ARBK-së www.arbk.org
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës bëri edhe hapjen e Zyrës së Pengut më 01.07.2008 në bazë të Rregullores 2001/32 dhe Rregullores 2001/5 për Pengun.
Ky Sektor bënë regjistrimin e pengut konform Ligjit Nr.04/L-136 Për Regjistrimin e Pengut në Regjistër për Sendet e Luajtshme dhe Udhëzimit Administrativ Nr.09/2013 për përcaktimin e Taksave për Regjistrimet dhe shërbimet tjera të kryera nga sektori i pengut.
Regjistrimi i Pengut bëhet në formë elektronike, pa kurrfarë kufizimesh për regjistrimin e pengut.
Për t’ju qasur ueb faqes zyrtare të SRP-së, vizitoni ueb faqen e ARBK-së www.arbk.org dhe klikoni në linkun e e-Regjistrit të Pengut.