Shërbimet konsultuese

Agjencioni për Mbështetjen e NVM-ve - Agjencia Kosovare për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme u themelua në 2005  Agjencioni për Mbështetjen e NVM-ve u krijua si nevojë e sektorit privat në Kosovë për të përfituar një mbështetje institucionale në të gjitha fushat ku bizneset atakohen, në mënyrë që të rrjedhë një zhvillim i lirshëm dhe i pa penguar qoftë nga barriera fizike apo procedurale e burokratike. Qëllimi i themelimit të Agjencionit ka qenë dhe mbetet krijimi i ambientit për zhvillimin e bizneseve të forta me aftësi të larta konkurruese si në tregun e brendshëm ashtu edhe në tregun rajonal e më gjerë.

Agjencioni përbëhet nga dy divizione:

  1. Divizionin për analiza, strategji dhe politika të sektorit privat - si strukturë politik-bërëse dhe
  2. Divizioni për përkrahje të ndërmarrjeve dhe zhvillim regjional - si strukturë ekzekutuese e politikave të MTI në mbështetje të sektorit privat në Kosovë përmes programeve dhe projekteve.


Agjencia për mbështetjen e NVM-ve është e përkushtuar që të marr përsipër rolin udhëheqës kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, me qëllim të krijimit të kushteve për një rritje afat-gjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të ndërmarrësisë. Agjencia për mbështetjen e NVM-ve ofron Edukim, Trajnime dhe Këshillëdhënje për sektorin privat në Kosovë nëpërmjet:

  • Skemave Vauqer e këshillimeve dhe trajnimeve përmes licencimit të OSHB-ve,

  • Programeve Inovative

  • Standardeve mbi kualitetin dhe Projekte certifikimi

  • Konferencave, Forumeve, Workshopeve

  • Programeve info-exporti, tregjeve të reja dhe hulumtim partnerësh

  • Paketave Informative

  • Top Ndërmarrja e Vitit

  • Mbështetje për pjesëmarrje në misione nacionale dhe ndërkombëtare

  • Programeve ndërmarrësie për shkolla të mesme

  • Programeve ndërmarrësie për nivele Universitare

  • Udhëzues - materiale për biznese fillestare (duke përfshirë gratë dhe minoritetet)

  • Simulime biznesi në nivele universitare dhe shkollave të mesme.


Mbështetëse të fuqishme të zhvillimit të biznesit në Kosovë janë dhe Odat ekonomike, si Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Për të shikuar listën e plotë të standardeve të miratuara, dhe për më shumë informacion rreth zhvillimit të biznesit, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.