Legjislacioni

Në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë funksionon grupi i ligjit komercial zhvillimore i cili së bashku me KTA-në janë përgjegjës për përgatitjen e Rregullave dhe Ligjeve Administrative ashtu që ekonomia të funksionojë në përputhje me principet e tregut të lirë Perëndimorë.

Në sferën Komerciale në Kosovë janë miratuar nëntë rregulla mbi:

  • Investimet e Huaja
  • Organizatat Afariste
  • Kontratat për Shitjen e Mallrave
  • Garancitë
  • Rregullat e Sigurimit dhe Mbikëqyrjes
  • Transaksionet e Pagesave
  • Ligjit Themelor të Punës
  • Standardeve për Raportet Financiare 
  • Themelimin e Zyrës për Garanci

Pritet të miratohen edhe rregullat të tjera ndër të cilat janë: 

  • Falimentimet
  • Hipotekat
  • Mbrojtjet e Konkurrencës
  • Pronat Intelektuale

Varësisht prej veprimtarisë së një biznesi, në raste të caktuara ligji kërkon që për ushtrimin e një veprimtare të caktuar të mirët licenca përkatëse. 
Përgjegjës për lëshimin e këtyre licencave janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Komuna.
Për më shumë informata rreth licencave vizitoni ueb faqet përkatëse.

Vizito faqen