Arsyet që të investoni në Kosovë - Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendor. Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit.
Pas pavarësimit të saj, Kosova ka arritur progres të madh në shumë fusha të zhvillimit të saj si në: rritjen e stabilitetit politik, ngritjen e nivelit të sigurisë, ekonomi stabile me rritje të vazhdueshme, plotësim të legjislacionit etj. Ajo është bërë pjesë e rëndësishme e iniciativave të bashkëpunimit rajonal, përmes të cilave është arritur krijimi i tregut të përbashkët rajonal, eliminimi i tarifave doganore, eliminimi i barrierave tregtare, si dhe hapja e perspektivave të reja. Institucionet e Kosovës kanë punuar dhe vazhdojnë me hapa të shpejtë të punojnë në përmbushjen e standardeve të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Është krijuar mjedis stabil makroekonomik, sistem i qëndrueshëm financiar, janë bërë reforma në politikën fiskale në aplikimin e normave më të ulëta tatimore në rajon. Nder objektivat e rëndësishme që vendi ynë ka venë para vetës është edhe rritja e konkurrencës së ekonomisë së vendit në tregun rajonal.
Është arritur progres në ngritjen e infrastrukturës moderne, si brenda Kosovës e po ashtu edhe me lidhjen me rajonin, vlen të përmendet këtu lidhja me Shqipërinë përmes autostradës së ndërtuar, si dhe zotimet e Shqipërisë që në një të ardhme jo të largët të ndërtoj edhe vijën hekurudhore që lidh këto dy vende. Rëndësia e kësaj rruge për Kosovën ka kuptim të dyfishtë kur kihet parasysh se Kosova tashmë ka edhe portin e saj në Adriatik përmes të cilit ajo lidhet me transportin detar. Përmes kësaj rruge Kosova lidhet me portin e saj me një distancë kohore me vetëm dy ore e gjysmë. Së shpejti fillon edhe ndërtimi i autostradave të cilat e lidhin Kosovën me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë, ndërtimi i së cilave paraqet mundësi mjaftë të favorshme për investitorë të jashtëm.
Vizito faqen