Themelimi i Kompanisë

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që është institucion i vetëm përgjegjës për regjistrimin e bizneseve të Kosovës.


ARBK funksionon në bazë të një sistemi elektronik të dhënash, si një proces më i thjeshtë, më i shpejtë, pa shpenzime për regjistrimin e bizneseve fillestare që realizohet përmes lidhjes ndërmjet 29 qendrave komunale të regjistrimit (me mundësi të shtimit të tyre) të njohura si zgjidhje “one-stop-shop” me zyrën qendrore të ARBK-së.

Sistemi i tanishëm ka ndikuar në rritjen e transparencës, si dhe ka një rritje të standardeve dhe përpjekjeve për të harmonizuar procedurat e regjistrimit me direktivat e Bashkimit Europian. 


Regjistrimi

Ndryshimet