Zhvillimi i Biznesit

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK) vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) që është institucion i vetëm përgjegjës për regjistrimin e bizneseve në Kosovës. ARBK funksionon në bazë të një sistemi elektronik të dhënash, si një proces më i thjeshtë, më i shpejtë, pa shpenzime për regjistrimin e bizneseve fillestare që realizohet përmes lidhjes ndërmjet 29 qendrave komunale të regjistrimit (me mundësi të shtimit të tyre) të njohura si “one-stop-shop” me zyrën qendrore të ARBK-së.
Sistemi i tanishëm ka ndikuar në rritjen e transparencës, si dhe ka një rritje të standardeve dhe përpjekjeve për të harmonizuar procedurat e regjistrimit me direktivat e Bashkimit Evropian. ARBK është institucion i orientuar drejtë zhvillimit që ofron arritjen e efikasitetit më të madhë, me një cilësi të lartë për të gjithë operatorët ekonomik që operojnë në Kosovë.


Fokusi ynë është krijimi i një imazhi ndihmës për procedurat administrative të regjistrimit në ndihmë të biznesit dhe përmirësimit të ambientit të biznesit në vend. Qëllimi ynë është të ofrojmë një shërbim institucional të përgjegjshëm dhe të krijojmë një kulturë administrative tek biznesi. Stafi profesional i këtij institucioni ka arritur nivelet më të larta të cilësisë në shërbimet e ofruara. ARBK përgadit dhe publikon, në faqen e vet zyrtare, raportet e matjes së performancës, të cilët reflektojnë efektivitetin e shërbimeve të regjistrimit të bizneseve që ofrohen nga Zyra qendrore e ARBK-së dhe qendrat komunale të regjistrimit të bizneseve. Që nga viti 2011, Kosova është ngritur për 86 vende në Raportin për të Bërit Biznes, duke shënuar përmirësim në të gjithë indikatorët dhe në veçanti në indikatorin për Fillimin e një Biznesi ku është shënuar përmirësim me 160 vende dhe aktualisht rangohet në vendin e 10-të në botë.


ARBK nga 1 marsi 2017 ka lansuar modulin elektronik për regjistrimin online të bizneseve. Gjithashtu kemi bere unifikimin e numrit të regjistrimit të biznesit me numrin fiskal në një numër të vetëm identifikues.

ARBK vazhdon të jetë pranë biznesit me cilësi, shërbim dhe shpejtësi, sepse ne jemi “Fillimi i mbarë për biznesin”


Vizito faqen



Standardet

Regjistri i bizneseve

Shërbimet konsultuese

Tenderët