Vlerat Inspektorati Policor udhëhiqet nga vlerat si vijon:
Si do ta ndihmojë IPK Policinë e Republikës së Kosovës?IPK-ja do të funksionojë si mekanizëm mbikëqyrës i policisë dhe është plotësisht i pavarur nga PK-ja. Roli i IPK-së nuk duhet të kuptohet si negativ nga policët e PK-së, ose si ndërhyrje e padëshirueshme në veprimet policore. Inspektimet kanë për qëllim që të arrijnë vetëm rezultate pozitive. Në çdo vit kalendarik, puna e inspektimeve do të rezultojë me një raport vjetor të mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e PK-së. Analizat e thukëta të veprimeve menaxheriale, që identifikojnë anët pozitive dhe negative dhe bëjnë rekomandime praktike e reale lidhur me ndryshimet që mund ta përmirësojnë mënyrën e kryerjes së detyrave në të ardhmen. Vendimi për të vepruar ndaj këtyre rekomandimeve qëndron te Drejtori dhe ata do ta ndihmojnë atë në detyrat për zhvillimin e mëtejmë të organizatës. Puna e IPK-së do ta ndihmojë PK-në që t'i demonstrojë popullit se është plotësisht e përgjegjshme dhe se ankesat për sjellje të pahijshme të pjesëtarëve të policisë do të hetohen në mënyrë të drejtë nga një organ i pavarur dhe jo nga policët tjerë.