Ambienti dhe Natyra

Përgjegjës për mbrojtjen e ambientit është Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Ndërtim e cila ushtron këto detyra në mbrojtje të ambientit:
  • Planifikimin e zhvillimit hapësinor dhe urbanistik 
    Lejet e ndërtimit 
    Lejet e përdorimit dhe shfrytëzimit 
    Caktimin e komisioneve për mbikëqyrje të objekteve 
    Evidentimin e dëmeve nga lufta 
    Rregullimin e Infrastrukturës, etj.
Në kuadër të drejtorisë për planifikim, urbanizim dhe ndërtim ekziston Departamenti për Shërbime Publike dhe Emergjencë i cili është përgjegjës për zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe urdhëresave me të cilat rregullon shërbimet publike duke bërë rregullimin e qytetit dhe mbrojtjen e ambientit.
Rol të rëndësishëm në mbrojtje të ambientit luajnë aktivitetet për mbrojtje të kualitetit të ajrit, mbrojtje të klimës dhe mbështjellësit të ozonit, mbrojtje nga ndotjet industriale, mbrojtje nga zhurma dhe rrezatimi jonizues.



Sistemi i Informatave Gjeografike - GIS

Mbrojtja e ambientit

Pyjet

Turizmi

Gjahu dhe peshkimi

Menaxhimi i mbeturinave