PORTALI SHTETËROR
I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHQIP
SRPSKI
ENGLISH
Toggle Navigation
Toggle Navigation
Ballina
Republika e Kosovës
Kosova
Kushtetuta
Kuvendi
Presidenca
Qeveria
Gjyqësia
Banka Qendrore
Diplomacia
Qeverisja Lokale
Siguria dhe Mbrojtja
Informata për shërbime
SHËRBIMET PËR QYTETARË
Beneficionet dhe Asistenca
Lëvizja dhe komunikimi
Familja
Siguria
Shëndetësia
Ambienti dhe Natyra
Edukimi
Mërgata
Puna dhe Biznesi
Informata për të huajt
Prona dhe Banimi
Kultura dhe koha e lirë
Dokumente
Liria Qytetare
SHËRBIMET PËR BIZNESE
Themelimi i Kompanisë
Zhvillimi i Biznesit
Punonjësit
Ekonomia e jashtme
Financat, Taksat, Doganat
Infrastruktura
Investimet në Kosovë
SHËRBIMET PËR QEVERINË
e-Pasuria
Sistemi për Menaxhim dhe Arkivim Elektronik te Dokumenteve
Patentë Shoferët
Sistemi Informativ dhe Menaxhues i Burimeve Njerëzore
Sistemi i menaxhimit të pranisë në punë
Qendra e thirrjeve
Informata
Kërkimi i përgjigjeve
Parashtro pyetje?
Linqet
Institucionet Qendrore
Institucionet Komunale
Institucionet Nderkombetare
Web mail
Publikimet
Vendndodhja e Institucioneve
Kërkimi i Dokumentit
Galeria
Turizmi
Marketing
Kërko dokumentin personal
Festat zyrtare në Republikën e Kosovës
Kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare
Te dhenat e hapura
Web mail
Ballina
Informata për shërbime
Shërbimet për Qytetarë
Edukimi
Një fëmijë në shkollë
Në këtë seksion
Beneficionet dhe Asistenca
- Pensioni
- Familjet e dëshmorëve
- Pa aftësia për punë
Lëvizja dhe komunikimi
- Automjetet
- Aksidentet rrugore
- Rrugët
- Transporti
- Telekomi
- Udhëtimi jashtë vendit
- Aeroporti i Prishtinës
Familja
- Lindja
- Martesa
- Kujdesi Ndaj Fëmijëve
- Adoptimi
- Divorci
- Dhuna në familje
- Barazia gjinore
- Vdekja
Siguria
- Forca e Sigurisë së Kosovës
- KFOR
- Policia e Kosovës
- Inspektoriati i Policisë së Kosovës
- Zjarrëfikësit
Shëndetësia
- Asistenca mjekësore
- Mjekësia familjare
- Spitalet
- Sigurimet shëndetësore
Ambienti dhe Natyra
- Gjeoportali Shtetëror
- Sistemi i Informatave Gjeografike - GIS
- Mbrojtja e ambientit
- Pyjet
- Turizmi
- Gjahu dhe peshkimi
- Menaxhimi i mbeturinave
Edukimi
- Një fëmijë në shkollë
- Asistencat dhe Bursat
- Arsimi fillor dhe i mesëm
- Arsimi i Lartë
- Arsimi profesional
- Arsimi i të rriturve
- Bibliotekat
Mërgata
- Kthimi i trurit
- Investimi
- Kthimi
- Shërbimet konsulente
Puna dhe Biznesi
- Financat
- Taksat
- Sigurimet sociale
- Të drejtat e personave me nevoja speciale
- Kërkimi i punës
Informata për të huajt
- Lejet e qëndrimit dhe e punës
- Fitimi i shtetësisë
- Azili
- Shkollimi
- Shërbimet shëndetësore
Prona dhe Banimi
- Gjeoportali Shtetëror
- Uji
- Mbeturinat
- Banimi
- Rryma
- Patundshmëritë
- Ndërtimi
Kultura dhe koha e lirë
- Sporti
- Rinia
- Religjioni
- Trashëgimia kulturore
Dokumente
- Regjistrimi Civil
- Letërnjoftimi
- Pasaporta
- Patentë Shoferi
Liria Qytetare
- Votimi
- Mbrojtja e Konsumatorit
- Ankesat
- Mbrojtja e të drejtave të njeriut
- Mediat dhe Informimi
- Organizatat jo Qeveritare
- Komunitetet
Një fëmijë në shkollë
Fëmijët që kanë arritur moshën 6 vjeç deri në shtator janë të detyruar nga ligji mbi arsimin të regjistrohen në klasën e parë të arsimit fillor. Me kërkesën e prindit, një fëmijë mund të regjistrohet në klasën e parë dhe nëse nuk i ka mbushur 6 vjeç duke pasur një vlerësim të mjekut dhe të psikologut. Vendimin përfundimtar e merr Drejtoria Komunale e Arsimit. Detyrimi për të shkuar në shkollë mund të shtyhet për shkaqe të ndryshme shëndetësore të fëmijës. Asnjë student nuk mund të përjashtohet nga arsimi i detyruar për shkak të aftësive të kufizuara fizike ose mendore. Në këto raste arsimi i detyruar mund të merret në shkollat e arsimit special me një program të veçantë të bazuar në nevojat speciale të fëmijës. Shkollimi i detyruar mbaron me përfundimin e vitit të nëntë të shkollimit ose në datën kur nxënësi i mbush 15 vjeç, varësisht cila nga këto përputhet e para.
Shkollat kanë zonën e vet të mbulimit dhe të gjithë nxënësit e moshës së arsimit të detyruar, që banojnë në atë zonë kanë të drejtë të regjistrohen dhe të ndjekin shkollën e nivelit përkatës. Prindërit janë të detyruar sipas ligjit që të regjistrojnë fëmijët për të ndjekur arsimin e detyruar 9 vjeçar (5+4). Prindërit duhet të krijojnë kushte normale të favorshme në shtëpi që fëmijët të kenë mundësi për të mësuar dhe që të përmbushin detyrimin për të shkuar në shkollë.
E drejta e fëmijëve të minoriteteve nacionale për të studiuar gjuhën a tyre amtare
- Ligji për arsimin u garanton arsimim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë. Çdo fëmijë ka të drejtë të mësojë në gjuhën amtare në shkollën fillore e të mesme nëse plotësohen kushtet e parapara nga Ministria. Regjistrimi i të huajve ose atyre pa nënshtetësi mund të bëhet me marrjen e vendimit nga MASHT.
Regjistrimi për klasën e parë të arsimit fillor
- Shkollat janë të detyruara të regjistrojnë të gjithë nxënësit që banojnë në zonën e tyre të mbulimit. Prindërit mund të kërkojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në një institucion arsimor tjetër edhe nëse jetojnë jashtë zones së mbulimit të këtij institucioni. Kërkesa merret në shqyrtim nga komuna dhe bazuar në vendet e lira që ka ky institucion arsimor merret vendimi për kërkesën e bërë.
Për të regjistruar një nxënës në klasë të parë, prindi duhet të paraqesë këto dokumente:
Certifikatën e lindjes së fëmijës
Kartela mjekësore e fëmijës
Dokumente që vërtetojnë identitetin dhe rezidencën e prindit
Formulari I Regjistrimit që do të mbushet në momentin e regjistrimit pranë institucionit arsimor
Shteti nuk ka të vendosur akoma një test për fëmijët që regjistrohen në klasë të parë. Kushtet për regjistrimin a një nxënësi në shkollë private vendosen nga vetë shkollat private.
Organizimi i mësimdhënies
- Në shtetin e Kosovës viti akademik fillon me 1 Shtator dhe mbaron në Qershor.
Njësitë e organizimit të studimit janë si më poshtë:
Një orë mësimore (45 min)
Një ditë mësimore
Një javë mësimore
Gjysmë vjetor mësimor
Rregullat e sjelljes së nxënësit përcaktohen me Kodin e Mirësjelljes. Ky kod nxirret nga MASHT-i me UA. Ky kod përcakton rregullat kryesore të sjelljes, kushtet e domosdoshme të studimit, mbrojtjen e pronave të shkollës, përdorimin e ambienteve shkollore si dhe uniformën.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duhet të shpallë Kalendarin Akademik Shkollor për vitin shkollor në vazhdim.
Numri i nxënësve në një klasë
- Numri mesatar i nxënësve për klasë në shkollat e Kosovës është 35. Te arsimimi për minoritetet, numri i mësimdhënësve në raport me nxënësit është 1 me 14, derisa për shqiptarët e Kosovës është 1 me 21. Të gjithë mësimdhënësit në Kosovë kanë marrë pjesë në trajnimeve profesionale të cilat janë kryer nga shumë agjenci ndërkombëtare dhe vendore. Në vitin 2006 janë trajnuar 70 % të mësimdhënësve.
Vlerësimi në Shkollë
- Nxënësi duhet të vlerësohet nga mësuesi/mësuesja e klasës apo e lëndës mësimore bazuar në aftësinë për të mësuar, njohuritë dhe përpjekjet e nxënësit. Notat informojnë nxënësin dhe prindin për rezultatet e nxënësit në shkollë. Në fund të mbarimit të vitit shkollor nxënësit që kanë kaluar me sukses të gjitha lëndët mësimore pajisen me dëftesën e klasës përkatëse.
×
Himni i Kosovës
×
Flamuri i Kosovës