PORTALI SHTETËROR
I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHQIP
SRPSKI
ENGLISH
Toggle Navigation
Toggle Navigation
Ballina
Republika e Kosovës
Kosova
Kushtetuta
Kuvendi
Presidenca
Qeveria
Gjyqësia
Banka Qendrore
Diplomacia
Qeverisja Lokale
Siguria dhe Mbrojtja
Informata për shërbime
SHËRBIMET PËR QYTETARË
Beneficionet dhe Asistenca
Lëvizja dhe komunikimi
Familja
Siguria
Shëndetësia
Ambienti dhe Natyra
Edukimi
Mërgata
Puna dhe Biznesi
Informata për të huajt
Prona dhe Banimi
Kultura dhe koha e lirë
Dokumente
Liria Qytetare
SHËRBIMET PËR BIZNESE
Themelimi i Kompanisë
Zhvillimi i Biznesit
Punonjësit
Ekonomia e jashtme
Financat, Taksat, Doganat
Infrastruktura
Investimet në Kosovë
SHËRBIMET PËR QEVERINË
e-Pasuria
Sistemi për Menaxhim dhe Arkivim Elektronik te Dokumenteve
Patentë Shoferët
Sistemi Informativ dhe Menaxhues i Burimeve Njerëzore
Sistemi i menaxhimit të pranisë në punë
Qendra e thirrjeve
Informata
Kërkimi i përgjigjeve
Parashtro pyetje?
Linqet
Institucionet Qendrore
Institucionet Komunale
Institucionet Nderkombetare
Web mail
Publikimet
Vendndodhja e Institucioneve
Kërkimi i Dokumentit
Galeria
Turizmi
Marketing
Kërko dokumentin personal
Festat zyrtare në Republikën e Kosovës
Kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare
Te dhenat e hapura
Web mail
Ballina
Informata për shërbime
Shërbimet për Qytetarë
Edukimi
Arsimi profesional
Në këtë seksion
Beneficionet dhe Asistenca
- Pensioni
- Familjet e dëshmorëve
- Pa aftësia për punë
Lëvizja dhe komunikimi
- Automjetet
- Aksidentet rrugore
- Rrugët
- Transporti
- Telekomi
- Udhëtimi jashtë vendit
- Aeroporti i Prishtinës
Familja
- Lindja
- Martesa
- Kujdesi Ndaj Fëmijëve
- Adoptimi
- Divorci
- Dhuna në familje
- Barazia gjinore
- Vdekja
Siguria
- Forca e Sigurisë së Kosovës
- KFOR
- Policia e Kosovës
- Inspektoriati i Policisë së Kosovës
- Zjarrëfikësit
Shëndetësia
- Asistenca mjekësore
- Mjekësia familjare
- Spitalet
- Sigurimet shëndetësore
Ambienti dhe Natyra
- Gjeoportali Shtetëror
- Sistemi i Informatave Gjeografike - GIS
- Mbrojtja e ambientit
- Pyjet
- Turizmi
- Gjahu dhe peshkimi
- Menaxhimi i mbeturinave
Edukimi
- Një fëmijë në shkollë
- Asistencat dhe Bursat
- Arsimi fillor dhe i mesëm
- Arsimi i Lartë
- Arsimi profesional
- Arsimi i të rriturve
- Bibliotekat
Mërgata
- Kthimi i trurit
- Investimi
- Kthimi
- Shërbimet konsulente
Puna dhe Biznesi
- Financat
- Taksat
- Sigurimet sociale
- Të drejtat e personave me nevoja speciale
- Kërkimi i punës
Informata për të huajt
- Lejet e qëndrimit dhe e punës
- Fitimi i shtetësisë
- Azili
- Shkollimi
- Shërbimet shëndetësore
Prona dhe Banimi
- Gjeoportali Shtetëror
- Uji
- Mbeturinat
- Banimi
- Rryma
- Patundshmëritë
- Ndërtimi
Kultura dhe koha e lirë
- Sporti
- Rinia
- Religjioni
- Trashëgimia kulturore
Dokumente
- Regjistrimi Civil
- Letërnjoftimi
- Pasaporta
- Patentë Shoferi
Liria Qytetare
- Votimi
- Mbrojtja e Konsumatorit
- Ankesat
- Mbrojtja e të drejtave të njeriut
- Mediat dhe Informimi
- Organizatat jo Qeveritare
- Komunitetet
Arsimi profesional
Arsimi dhe aftësimi profesional, nënkupton aftësimin dhe arsimin, që ka për qëllim pajisjen e njerëzve të gjitha moshave me shkathtësi të punësimit.
Arsimi profesional
, është pjesë e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional që iu mundëson nxënësve, të cilët e kanë kryer shkollimin e obliguar 9 (5+4) vjeçar ose atyre që kanë mbushur 15 vjeç dhe më të mëdhenj, arritjen e shkathtësive për punësim brenda institucioneve të arsimit profesional. Arsimi i mesëm profesional, që nënkupton shkollat profesionale, si qëllim parësor ka përgatitjen e kuadrove për treg të punës, por ofron edhe mundësi të aplikimit në studime më të larta post sekondare dhe universitare. Ky lloj arsimi në Kosovë është organizuar në tetë tipe të shkollave, ku mësimi zhvillohet në disa profile.
Kohëzgjatja e shkollimit të mesëm të lartë profesional, pjesë e shkollimit parauniversitar në Kosovë, është e ndarë në 3 nivele. Nivelet e arsimit në Kosovë janë të definuara sipas standardit ndërkombëtar për kualifikim ISCED në përputhje me ligjet në fuqi. Niveli i parë përfshinë klasën 10 +11. Kjo shkallë ofron kualifikimin bazik dhe mundëson punësimin në treg të punës si punëtor i gjysmë kualifikuar. Niveli i II, është vazhdimësi e nivelit te I, përfshinë klasën 12, dhe ofron punësim në treg të punës si punëtor i kualifikuar. Nxënësit e shkollave profesionale kanë të drejtën e studimeve universitare. Struktura e organizimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përfshin
Divizionin e Arsimit Profesional
. Qëllimi kryesor I këtij divizioni është të udhëheqë të gjitha punët administrative, si: planifikim dhe përgatitje të propozim rregulloreve për funksionimin e shkollave profesionale dhe propozimin e masave të ndryshme për avancimin e arsimit profesional. Gjithashtu, zhvillon planprogramet mësimore në përputhje me rrjetin e profileve të ndryshme të arsimit profesional si dhe bashkëpunon edhe me institucione të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, për të hulumtuar nevojat e ekonomisë së tregut.
Institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe teknik
mund të jenë publik dhe privat.
Dokumentacioni që lëshohet për aftësim profesional janë dëftesa dhe diploma. Kurse dokumentacioni që lëshohet për arsimin profesional janë dëftesa, certifikata dhe diploma.
Nivelet e kualifikimit në Kosovë përcaktohen me Ligjin për Kualifikimet dhe Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.
Shkollat profesionale përfshijnë:
programe dyvjeçare të arsimit profesional,
programe trevjeçare të arsimit profesional,
programe katërvjeçare të arsimit profesional
programe pas shkollimit të mesëm të një standardi të barabartë (ekuivalent), që mund të kenë një kohëzgjatje të ndryshme;
programet profesionale të niveleve të larta ofrohen nga shkollat profesionale,
shkollat e larta teknike të specializuara ose nga ofruesit privat të arsimit dhe aftësimit profesional të licencuar nga MASHT-i.
Certifikimi i të arriturave të nxënësve brenda sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional formal rregullohet me Kornizë Kombëtare të Kualifikimeve dhe Ligjin për Kualifikimet. Nxënësit pas përfundimit të niveleve të arsimit dhe aftësimit profesional formal për nivelet përgjegjëse marrin dëftesa, certifikata dhe diploma në përputhje me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe Ligjin për Kualifikimet.
Këshilli i Arsimit dhe Aftësimit Profesional është themeluar në vitin 2007. KAAP përbëhet prej 15 anëtarëve duke përfshirë kryetarin. KAAP këshillon MASHT-in dhe Qeverinë e Kosovës në orientimin e përgjithshëm për politikën e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.
Edukim Gjatë Gjithë Jetës
është vazhdimësi e projektit "Mbështetje bujqësore për Kosovën", e cila është themeluar dhe planifikuar në një raport të afërt me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT-in) në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij projekti është edukimi i të rriturve në bujqësi dhe në zhvillimet rurale. Ky projekt do të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet të gjitha grupeve të ndryshme etnike.
Kjo do të arrihet nëpërmjet:
Krijimit të edukimit formal të të rriturve bazuar në programeve të reja mësimore për shkollën e mesme bujqësore,
Krijimit të kurseve pas universitare për personelin e mësimdhënies
Krijimit të kurseve jo-formale për të rriturit
Planifikimit të krijimit të kurseve për të papunët në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Ndihmës Sociale
Zhvillimit të mëtejshëm të shkollave bujqësore.
Të gjitha këto do të jenë një ndihmë e madhe në edukimin bujqësor si për nxënësit e rregullt që trajnohen në formë formale ashtu dhe nxënësve të rritur që trajnohen në forma jo-formale.
Ky projekt po aplikohet momentalisht në Shkollën e Mesme Profesionale "Adem Gllavica", në komunën e Lipjanit e cila e pronëson këtë shkollë.
×
Himni i Kosovës
×
Flamuri i Kosovës