Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës. Pritet të hyjnë në fuqi UA-të. Zyra për Shtetësi është themeluar me Vendim të Ministrit të MPB-së, jemi në proces të regrutimit të stafit.
Nëse jeni të regjistruar, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të lindurve për ju. Në secilën dosje të Regjistrimit të Lindjes duhet të gjendet komplet dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e lindjes. Dokumentacioni që përmban dosja ndryshon varësisht nëse lindja ka ndodhur në institucion shëndetësor, jashtë institucionit shëndetësor apo jashtë vendit. Nëse konstatohet se në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:
- Për fëmijën e lindur jashtë institucioneve shëndetësore (në shtëpi) lëshohet, në dosjen e regjistrimit të lindjes duhet të gjenden këto dëshmi:
- Për certificate të lindjes për fëmijën e lindur jashtë territorit të Kosovës duhet që në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:
Certifikata e lindjes, vlen për afat të pakufizuar, nëse nuk pëson ndryshime në të dhëna, përveç në rastin kur përdoret për martesë sipas LSC.
Personi duhet të jetë prezent në ZGJC, duhet ta bëj kërkesën dhe duhet të posedoj dokument identifikimit. Certifikata vlen 6 muaj nga data e lëshimit.
Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e shtetasve të Kosovës, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i shtetasve për ju. Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës. Pritet të hyjnë në fuqi UA-të. Ende nuk ka filluar zbatimi i këtij Ligji, në pritje të UA-ve.
Certifikata e statusit martesor është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i lindjes, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit të interesuar. Ndërsa, në rastet kur nuk ekziston regjistri i të lindurve, lëshohet në bazë të deklaratave të dy dëshmitarëve dhe kopjes së dokumentit të identifikimit të paraqitësit të kërkesës dhe dëshmitarëve. Nëse gjendja martesore e tij/saj është e shkurorëzuar duhet vendimi i shkurorëzimit. Certifikata e statusit martesor, vlen 6 muaj nga data e lëshimit.
Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e të martuarve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të martuarve për ju. Çertifikata e martesës, vlen deri sa nuk ka ndryshime në të dhënat.
Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e vendbanimit, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i vendbanimit për ju. Ende nuk kanë hyrë në fuqi UA për zbatimin e Ligjit për vendbanimin.
Certifikata e martesës, kapaciteti martesor, është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i të martuarve, sipas detyrës zyrtare apo me paraqitjen e kërkesës me shkrim. Nëse qytetari i huaj e ka fituar shtetësinë e Kosovës dhe lidhë martesë jashtë shtetit, diuhet ta nxjerrë certifikaten me aftësi ligjore për të lidh martesë jashtë shteti (kapaciteti martesor). Certifikata e martesës, vlen 6 muaj nga data e lëshimit.
Nëse personi në fjalë është i regjistruar në regjistrin e të vdekurve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të vdekurve. Nëpunësi kompetent duhet ta bëj verifikimin e drejtpërdrejtë në regjistrin përkatës të gjendjes civile apo në dosjen fizike pas konstatimit se janë plotësuar këto kushte:
Nëse vdekja ndodhë jashtë shtetit, duhet certifikata origjinale e vdekjes e lëshuar nga shteti i huaj, kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur dhe kopja e dokumentit të paraqitësit të kërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes. Certifikata e vdekjes, vlen përgjithmonë.
Deklaratën e bashkësisë familjare, e lëshon Zyra e Gjendjes Civile sipas detyrës zyrtare ose pas kërkesës me shkrim nga personi i interesuar. Nëse kërkuesi ka dikë që është i varur prej tij dhe duhet cekur në certifikatë, atëherë personat duhet të jenë pranishëm dhe të prezantojnë kopjet e dokumenteve të identifikimit të tyre. Certifikata mbi bashkësinë familjare vlen 6 muaj nga data e lëshimit.