Letërnjoftimi

Procedura e pajisjes me letërnjoftim të Republikës së Kosovës

  • Procedura e aplikimit për letërnjoftim
  • Procedura e aplikimit për letërnjoftim të humbur
  • Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim
  • Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim
  • Procedura e ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së Kosovës


Për procedurën e aplikimit për letërnjoftim kërkohen këto dokumente:

  • Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit). 
    Certifikata e vendbanimit. 
    Certifikata e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje



Procedura e aplikimit për letërnjoftim të humbur kërkohen këto dokumente:

  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston. 
    Raporti i Policisë për humbje të letërnjoftimit i cili duhet të jetë jo më i vjetër se tre muaj. 
    Dy fotografi jo më të vjetra se tre muaj. 
    Flet pagesën prej 10 euro.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje



Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimi. 
    Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit). 
    Vendimin për ndërrimin e të dhënave. 
    Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese). 
    Flet pagesën prej 10 euro.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje



Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimi. 
    Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit). 
    Vendimin për ndërrimin e të dhënave. 
    Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese). 
    Fotografimi në qendrën për regjistrim. 
    Flet pagesën prej 10 euro.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje



Procedura e ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së Kosovës kërkohen këto dokumente:

  • Letërnjoftimi i UNMIK-ut.
  • Certifikata e lindjes ose shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
  • Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje​​​