Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë.
Historia e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Drafti i Kushtetutës së re të Republikës së Kosovës u përgatit dhe u publikua në Prill të vitit 2008. Shumë nga nenet e draftit të Kushtetutës së re u bazuan dhe rrjedhuan nga plani i Ahtisaarit, kështu që kushtetuta u garantonte të drejta të veçanta grupeve të minoriteteve dhe siguronte një mjedis më të sigurte për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
17 Shkurt, 2008 - Kosova u shpall shtet sovran, i pavarur më 17 Shkurt të 2008, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Deklarata e Pavarësisë ishte një Akt i Kuvendit të Kosovës si Institucion i Përkohshëm i Vetë-Qeverisjes, i pranuar unanimisht nga të gjithë anëtarët prezentë të kuvendit, 109 anëtarë. Deklarata e Pavarësisë u lexua nga Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaqi
Para nënshkrimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës Kosova qeverisej në kuadër të Kushtetutës së Përkohshme , bazuar në Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Kjo rezolutë më vonë u ratifikua në vitin 2001, gjë e cila fuqizoi Institucionet e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes, duke i lënë autoritetin final një Përfaqësuesi Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.