Kuvendi

Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Republika e Kosovës është republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve edhe kontrollit e balancimit ndërmjet tyre. Pushteti legjislativ në Republikën e Kosovës ushtrohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Si i tillë, Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës i Republikës së Kosovës i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Kuvendi përbëhet prej 120 deputetëve të zgjedhur me vota të fshehta. Megjithatë, jo të gjithë deputetët zgjidhen me votën e lirë të popullit - votim të fshehtë dhe demokratik. Njëzet prej këtyre vendeve të deputetëve janë të rezervuara për përfaqësim plotësues të komuniteteve të tjera joshqiptare të Kosovës dhe, prej tyre, dhjetë vende për komunitetin serb dhe dhjetë vende për komunitetin rom, (ashkali e egjiptian 4, boshnjak 3, turk 2 dhe goran 1). Mandati i përbërjes së legjislaturës së Kuvendit të Kosovës zgjat tri vite nga seanca e parë inauguruese.

Kuvendi i republikës së Kosovës ka këto përgjegjësi:

  • miraton ligjet dhe rezolutat në fushat e përgjegjësisë së institucioneve të përkohshme;

  • zgjedh Kryesinë e Kuvendit;

  • zgjedh Kryetarin e Kuvendit;

  • miraton kandidatin për Kryeministër së bashku me listën e ministrave të Qeverisë, të propozuar nga kandidati për Kryeministër;

  • shqyrton dhe miraton marrëveshje ndërkombëtare të propozuara, brenda fushës së përgjegjësive të veta;

  • vendos për mocionet e votëbesimit ndaj Qeverisë;

  • udhëzon Qeverinë për përgatitjen e Projektligjeve;

  • miraton Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare;

  • ka përgjegjësi të tjera të parapara me Kornizë Kushtetuese ose me instrumente të tjera ligjore.


Vizito faqen