Presidenti - është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës.
President i Republikës së Kosovës mund të zgjidhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, i cili e ka mbushur moshën tridhjetë e pesë (35) vjeçare. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës. Teksti i betimit rregullohet me ligjin. Mandati i Presidentit është pesë (5) vjet. Pas përfundimit të mandatit të parë, Presidenti mund të rizgjidhet vetëm edhe një herë. Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.
Detyrat e Presidentit së Republikës së Kosovës