Noteria

Historiku i noterisë në Republikën e Kosovës

Noteria e tipit latin, pra e të drejtës civile bashkëkohore është zhvillim dhe arritje e dekadës së fundit të Kosovës. Iniciativat e para për krijimin e shërbimit noterial në Kosove janë dhënë pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë (viti 2000 e këndej), por vetëm në vitin 2007 janë materializuar këto veprime, kurse në vitin 2008 është miratuar Ligji Nr. 03/L-010 për Noterinë. Kurse, në Maj të vitit 2012 është funksionalizuar shërbimi noterial në vendin tonë.

Kontribut shumë të madh në funksionalizimin e shërbimit të noterisë ka dhënë Qeveria Zvicerane duke e kontraktuar Institutin Zviceran për Studime të Avancuara të Noterisë (I-H-N) për ta funksionalizuar shërbimin e noterisë në Kosovë. I-H-N ka mbajtur trajnime për të gjithë noterët, ka organizuar provimin e noterisë, si dhe ka dhënë një kontribut krucial në infrastrukturën ligjore noteriale.

Domosdoja që të jetësohet shërbimi noterial në vendin tonë ka ardhur nga rrethanat juridike të sistemit të drejtësisë dhe rrethanat ekonomike e sociale. Kështu, le ta trajtojmë pak rrethanën juridike të kësaj domosdoje.

Sistemi gjyqësor për një kohë të gjatë është cilësuar si jo adekuat dhe jo efikas për kryerjen e disa shërbimeve juridike që tashmë kryhen nga noterët, e gjithë kjo ngase gjykatat nuk janë të specializuara në këtë fushë dhe ngarkohen shumë me punët jokontestimore dhe administrative. Ndërsa, rrethana ekonomike dhe sociale përkon me atë që qytetarët mund t’i marrin më lehtë shërbimet para noterëve.

Linku: Publikimi i listës senjoftimeve mbi trashëgiminë/pronën.




​​


Vizito faqen