Banka Qendrore

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) - Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës (AQBK), pasardhës i Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (BPK) është një entitet publik i veçantë i cili ka të drejtë të licencojë, mbikëqyrë dhe rregullojë institucionet financiare në territorin e Kosovës. 

BPK-ja është themeluar në përputhje me dispozitat e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (“UNMIK”), Rregullorja nr. 1999/20 e nxjerrë më 15 nëntor 1999 (e ndryshuar më 1 tetor, 2001) ”Mbi Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës”.

Paraja e cila përdoret në Kosovë është Euro.

Veç kësaj, me 24 gusht 2006 PSSP ka nënshkruar rregulloren e re mbi Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës dhe ka transformuar Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (ABPK-në) në Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës (AQBK). Sipas kësaj rregulloreje, objektivat themelore të AQBK-së janë:

  • Të ruhet fuqia, aftësia pagese dhe funksionimi efikas i një sistemi stabil të bazuar në treg, duke inkurajuar krijimin e instrumenteve të sigurta financiare, dhe

  • Pa ndonjë paragjykim, të përkrah politikat e përgjithshme në Kosovë për te kontribuar në një alokim efikas të burimeve në pajtim me principet e një ekonomie me treg të hapur

BQK-ja mes tjerash, ka këto kompetenca të veçanta:

  • Të rekomandojë një politikë të gjerë udhëzuese për PSSP-në dhe IPVQ-të në fushat që janë në përgjegjësinë e saj

  • Të formulojë dhe të zbatojë masat, të kundërshtoj dhe rregulloj sistemet e pagesave për transaksionet në valutë vendore dhe të huaj në Kosovë

  • Të posedoj dhe të operoj një ose më shumë sisteme pagesash

  • Të veproj si agjent bankar dhe fiskal për Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe të jap këshilla nëse kërkohet

  • Të mbaj depozita në valutë të huaj, të bankave, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave si dhe subjekteve tjera publike


Vizito faqen