Krahas boshteve të tjerë kryesore të ekzistencës së një shteti, siguria e brendshme dhe e jashtme, e përfituar nëpërmjet qëndrueshmërisë, stabilitetit dhe profesionalizmit të institucioneve të specializuara, mbetet "shtylla kurrizore" e ekzistencës fizike, si dhe garantimit të kushtetutshmërisë dhe funksionimit të institucioneve demokratike per çdo vend sovran. Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) funksinon si agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme. QKSPEZH është institucion që u ofron përkrahje teknike, administrative dhe edukative të gjitha agjencioneve të sigurisë publike siç janë: Policia e Kosovës, Shërbimi Doganor i Kosovës, Departamenti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Fillimisht, FSK do të jetë kryesisht përgjegjëse për përgjigjen ndaj krizave, asgjësimin e mjeteve eksplozive dhe mbrojtjen civile. Pastaj FSK do të dizajnohet dhe përgatitet për përmbushjen e funksioneve tjera të sigurisë, të cilat nuk janë të përshtatshme për policinë apo organizatat tjera të zbatimit të ligjit.
NATO në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për ndërtim të paqes dhe stabilitetit në Kosovë ka udhëhequr operacionin e ruajtjes së paqes në Kosovë që nga qershori i vitit 1999.
Qëllimi strategjik i Policis së Kosovës është themelimi, zhvillimi dhe caktimi i një force efektive policore vendore, profesionalisht të trajnuar, plotësisht të pajisur, të qëndrueshme me kuadro përkatëse për funksionim efektiv dhe e aftë për mbajtjen e sigurisë dhe të qetësisë në Kosovë, duke iu përmbajtur parimeve të policisë demokratike.
Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është mbikëqyrja e mënyrës së kryerjes së detyrave policore nga Policia e Kosovës, duke u përkujdesur që ligji të zbatohet në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase.
Përgjegjësi parësore e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit është të merren me zjarret dhe fatkeqësitë natyrore që ndodhin në Kosovë.