Kthimi i trurit

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë ka filluar me programin kombëtar Brain Gain (Kthimi i Trurit).
 
Qëllimi i këtij programi është të involvojë diasporën në procesin e zhvillimit të Kosovës. Diaspora kosovare është 17% e popullësisë së Kosovës, llogaritur numrin e përgjithshëm 2.5 milion kosovarë, 450 mijë prej tyre jetojnë jashtë kufijve të vendit të tyre të origjinës (amë). Duke u bazuar në këtë numër të madh të qytetarëve të kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe duke përcjellur përvojat e shteteve tjera që kanë kaluar nëpër këtë fazë të tranzicionit, ku diaspora ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit. Qeveria e Kosovës ka vendosur të involvojë diasporën në procesin e zhvillimit të Kosovës.
 
Kushtet e vështira ekonomiko-sociale si dhe standardi i ulët i jetesës i ka shtyrë (detyruar) qytetarët e kosovës me arsim të lartë të kërkojnë kushte më të mira në vendet më të zhvilluara si në Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe Evropën Perendimore. Oferta e varfër dhe jo-serioze e Kosovës për të joshur këto kuadro që të sistemohen në Kosovë ka rezultuar negativisht, ku një pjesë e madhe e tyre ka braktisur Kosovën në drejtim të shteteve me ofertë me të mirë.