Taksat

Politika tatimore në Kosovë është e orientuar drejt rregulloreve të thjeshta të cilat sigurojnë bazë të gjerë tatimore dhe parandalojnë evazionin tatimor. Tatimet dallojnë në bazë të formës së biznesit dhe qarkullimit vjetorë.
Administrata tatimore aplikon tri regjime të kryesore të tatimeve:
  • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh)
  • Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK)
  • Tatimi në të Ardhurat Personale (TAP)

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) - Tatimi kryesorë në Kosovë është Tatimi mbi vlerën e shtuar TVSH-ja e cila paguhet për mallra dhe shërbime. Norma e këtij tatimi është fikse prej 16% për të gjitha mallrat pa marrë parasysh origjinën e tyre dhe 0% për mallrat të cilat i dedikohen eksportit. Bizneset që kanë qarkullim vjetorë prej 50000 € duhet të regjistrohen për TVSH.Sa i përket importit periudha për pagesën e TVSH-së është 6 muaj dhe kjo mblidhet në kufijtë administrativ të Kosovës.
 
Tatimi në të ardhurat e korporatave - Ky tatim paguhet çdo tre muaj varësisht nga qarkullimi vjetorë. Norma e tatimit në korporata me qarkullim vjetorë mbi 50,000€ është 10%.
 
Tatimi mbi të ardhurat personale - Ky lloj tatimi aplikohet në të ardhura nga paga, biznesi, qiraja, interesi, pasuria e patundshme etj. Normat tatimore të tatimit në të ardhura personale nga paga janë normal progresive duke u bazuar në lartësinë e pagës së fituar dhe njëherit norma më të ulëta në regjion dhe në shtetet e UE.
Normat tatimore janë:
  • 0% deri në 960 euro/vit
  • 4% mbi 960 dhe 3000 euro/vit
  • 8% mes të 3001 dhe 5400 euro/vit
  • 10% mbi 5400 euro/vit 

Tatimi i paragjykuar - Ky lloj tatimi paguhet nga të gjitha bizneset individuale me qarkullim vjetorë më pak se 100.000 euro.
 
Kontributi pensional - Përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e llogarive individuale për kursimin e pensionit është Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës.Ky tatim obligon të punësuarin por edhe punëdhënësin të kontribuojnë në financimin e pensioneve të punësuarit me normë prej 5% të pagës nga ana e të punësuarin dhe 5% nga ana e punëdhënësit.