GIS

Sistemi i Informatave Gjeografike i infrastrukturës Kombëtare të Republikës së Kosovës

Si pjesë e përpjekjeve për zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe social të Republikës së Kosovës,  të ngritjes së mirëqenies dhe rritjes së të hyrave për qytetarët e saj, Qeveria e Republikës Kosovës e konsideron ndërtimin e shoqërisë informative si njërën nga objektivat parësore të saj.
  
Çka është GIS-i (Sistemi Informativ Gjeografik)
Definicioni teknik është që Sistemi Informativ Gjeografik (GIS) është  një sistem i përbërë nga hardueri kompjuterik, softueri dhe nga të dhënat gjeografike i dedikuar për mbledhjen, përpunimin, analizën dhe paraqitjen e të gjitha formateve të të dhënave referuese gjeografike. Por duhet ti kemi parasysh që sistemi GIS-it nuk është vetëm harduer ose softuer, apo vetëm të dhëna. Tërësinë e sistemit GIS e përbëjnë disa pjesë të cilat janë të domosdoshme për funksionim efikas dhe ato janë:
  • platforma softuerike  (GIS desktop, GIS server, mobile GIS, ekstensionet);të dhënat (të dhëna rasterike, imazhet satelitore, të dhënat tabelore, tekstuale, e etj);
  • platforma harduerike;
  • stafi të edukuar për punë me GIS (GIS analyst, administrator, data specialist, database administrator, application developer e etj);
  • procedurat për të prodhuar produktet informative (hartat, 3D paraqitja e etj). 
Ky sistem do të ofroj qasje të barabartë për të gjithë qytetarët duke servuar shënimet gjeografike,  tekstuale, tabelore, diagrame, statistika, grafike dhe hartografike (harta digjitale – dinamike).
Dhe pikërisht kryerja e analizave të ndryshme duke përdorur të dhëna me formate e ndryshme dhe paraqitja e rezultateve në hartën digjitale është arsye kryesore pse sistemet informative gjeografike po shfrytëzohet në çdo fushë së jetës sonë (hidrologji, resurset natyrore, ujësjellës, telefonia, energjia, biznes, menaxhimi në situatat emergjente, ushtri, polici, etj).
​​