Pensioni

Pensioni bazë - Për shkak se sigurimi pensional i paguar ndaj organeve qendrore Jugosllave, nuk i është rikthyer qytetarëve kosovarë, është organizuar një sistem i ri pensional i dhënies së një pensioni bazë.
Pensioni bazë, është njëri nga format e obligueshme të pensionit dhe i jepet çdo qytetari mbi moshën 65 vjeçare që është banor i përhershëm i Kosovës, pa asnjë kusht tjetër. Pensioni bazë, sikur ndihma sociale, jepet nga buxheti i përgjithshëm i Kosovës.

Pensionet e bazuara në kursimet personale - Të gjithë banorët e përhershëm të punësuar të Kosovës janë të detyruar të bëjnë kontribute mujore për sigurim pensional. Çdo muaj ata janë të detyruar të kontribuojnë 5 % të rrogës së tyre, derisa punëdhënësi i tyre do të shoqërojë këtë me një kontributi prej 5 % të po të njëjtës shumë. Kontributet transferohen në llogaritë individuale të punësuarve dhe investohen me rrezik të ultë nga Trusti Pensional i Kosovës.

Shuma e pensionit që do të merret nga i punësuari që pensionohet do të varet nga shuma që është akumuluar në llogarinë e tij individuale.

Pension plotësues i punëdhënësit dhe i individit - Përpos pensionit obligativ, punëdhënësit dhe personat mund të kursejnë vullnetarisht në skema tjera të sigurimi pensional. Si individët ashtu edhe punëdhënësit mund të kursejnë në skema të licencuara dhe monitoruara nga Banka Qendrore e Kosovës.