Kujdesi Ndaj Fëmijëve

Fëmijët pa kujdes prindëror gëzojnë mbrojtje të veçantë shoqërore.
Arsyet kryesore që fëmijët mbesin pa kujdes prindëror janë:
  • vdekja apo zhdukjes e prindërve
  • braktisja e fëmijëve nga prindërit
  • moskujdesi i prindërve në mënyrë të përkohshme apo edhe të përhershme për shkak të arsyeve të ndryshme
Forma të kujdesit të fëmijëve janë kujdestaria, strehimi familjar, strehimi rezidencial dhe adoptimi. 
Ekziston një numër i madh i fëmijëve që kanë nevojë për kujdes prindërorë prandaj edhe janë hapur shumë qendra për Strehim afatshkurtër dhe afatmesëm të fëmijëve të braktisur dhe nevojtarë në kuadër të organizatave të ndryshme joqeveritare.