Lindja

Me rastin e lindjes së fëmijës duhet të bëhet regjistrimi i tij në regjistrat përkatës për regjistrimin e lindjeve. Kjo realizohet në zyrat përkatëse në kuvendin komunal të vendit në të cilin ka lindur fëmija me ç’rast fëmijës i lëshohet certifikata e lindjes.
Gjatë regjistrimit të fëmijës është e nevojshme të caktohet emri i fëmijës e gjithashtu edhe mbiemri në rast se e merr ndonjë mbiemër të ndryshëm nga mbiemri i babait.
Prezentë në procesin e regjistrimit të lindjes mjafton të jetë njëri nga prindërit në rastin kur prindërit janë të kurorëzuar por në rastin e kundërt duhet të jenë prezent të dy prindërit.

Varësisht se a është kryer lindja në institucione shëndetësore (spital), jashtë tyre (shtëpi) apo jashtë territorit të Kosovës gjatë regjistrimit duhet të paraqiten dokumente të ndryshme.
Më shumë rreth dokumenteve të cilat duhet të paraqiten me rastin e regjistrimit mund të gjeni tek dokumentet “Formulari dhe procedura për regjistrimin e lindjes”.

Formulari i kërkesës mund të shkarkohet nga këtu ose mund të merret në zyrat e ofiqarisë.
Afati i zgjidhjes së kërkesës 1-2 ditë me ç’rast edhe bëhet lëshimi i Certifikatës së Lindjes.