Aksidentet rrugore

Çfarë duhet të bësh kur je përfshirë në një aksident rugor?
Personi i cili haset ose has në vendin e aksidentit të komunikacionit, në të cilën ka persona të lënduar, ka për detyrë t’u jap ndihmë personave të lënduar në aksident të komunikacionit.
Pjesëmarrësi në aksident të komunikacionit, në të cilën dikush ka humbur jetën ose është lënduar apo është krijuar një dëm i madh material, ka për detyrë:
  • të lajmërojë ambulancën nëse nevojitet ndihma e shpejtë
  • të lajmërojë Shërbimin Policor të Kosovës
  • të ofrojë ndihmë personave të lënduar në aksident duke pasur shumë kujdes se mos përkeqësohet gjendja shëndetësore e të lënduarit
  • të rrijë në vendin e aksidentit të komunikacionit deri sa të mbërrijnë forcat e Shërbimit Policor të Kosovës
  • të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme që të mënjanohen rreziqet e reja, që mund të krijohen në vendin e aksidentit të komunikacionit
  • të bëhen përpjekje që të mos ndërrohet gjendja në vendin e aksidentit, të ruhen gjurmët ekzistuese
  • të merren shënim emrat, numrat e telefonit dhe adresat e dëshmitarëve të ngjarjes
Personi, i cili është njoftuar për aksidentin e komunikacionit, në të cilën është lënduar ndonjë person, ka për detyrë që të njoftojë menjëherë institucionet shëndetësore dhe Shërbimin Policor të Kosovës ose stacionin policor më të afërt.
Shoferët, pjesëmarrësit e aksidentit të komunikacionit, në të cilën është shkaktuar një dëm më i vogël material në mjete dhe bien dakord të marrin mbi vete përgjegjësinë e aksidentit të komunikacionit nuk lajmërojnë Shërbimin Policor të Kosovës. Në rast të aksidentit të komunikacionit me një dëm më të vogël material, kur në vendin e aksidentit nuk ndodhet pronari i mjetit ose pronari i një sendi tjetër të dëmtuar, shoferi ka për detyrë që pronarit të mjetit ose të një sendi tjetër të dëmtuar ti lë të dhënat për vetën dhe për mjetin me të cilin ka shkaktuar aksidentin e komunikacionit.

Shoferët, e përfshirë në aksidentin e komunikacionit, kanë për detyrë të plotësojnë dhe të nënshkruajnë “Informacionin evropian” të aksidentit apo në ndonjë mënyrë tjetër të shkëmbejnë të dhënat personale dhe të dhënat për mjet. Informacionin Evropian të aksidentit e harton Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit dhe i jepet pronarit të çdo mjeti motorik nga qendra e regjistrimit të mjeteve motorike.
Pas regjistrimit të të dhënave të aksidentit të komunikimit rrugor, palët e përfshira në aksident duhet të raportojnë aksidentin në institucionet përkatëse të sigurimeve të automjeteve. Kjo duhet të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur, menjëherë pas aksidentit. Kjo duhet të bëhet nga të gjitha palët e përfshira në aksident, si ato përgjegjëse dhe ato jo përgjegjëse për aksidentin.
​​