Automjetet

 
Mjet, në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, nënkupton çdo mjet transporti i destinuar për të lëvizur nëpër rrugë, përveç karrocave lëvizëse pa motor për persona me aftësi të kufizuara dhe të mjeteve transportuese të fëmijëve.

Mjet special
, nënkupton mjetin me veprim motorik ose mjet bashkangjitës i një qëllimi të veçantë (transportimi i ngarkesave speciale apo bartja speciale e njerëzve që për nga veçoritë dhe karakteristikat, bën pjesë në njërën prej kategorive ose llojeve të mjeteve me lëvizje motorike të cilat përdoren për polici, siguri e zjarrfikësve, TMK e të ngjashme (kombinim i veturave ose bashkangjitëse).

E drejta për të drejtuar automjetin
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe të Post-Telekomunikacionit, me anë të një akti juridik i përcakton, rregullat dhe procedurat për lëshimin e patentë shoferit. Personi i cili posedon Patentë shoferin e lëshuar nga ndonjë vend i Unionit Evropian mund të ndërrohet në patentë shoferin e Kosovës. Personi i cili posedon patentë shoferin i lëshuar jashtë Kosovës, mund ti lëshohet patentë shoferi i Kosovës, pasi kalon testin teorik në qoftë se me marrëveshje bilaterale nuk është përcaktuar ndryshe.
Aftësimin e kandidatëve për shoferë të mjeteve me veprim motorik e kryejnë auto shkollat të cilat i licencon Ministria e Transportit dhe Post-telekomunikacionit, pasi t’i plotësojnë kushtet dhe kriteret ë parapara për licencim. Kushtet dhe kriteret për licencim të auto shkollës i përcakton Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
Të drejtën për të drejtuar mjetin me veprim motorik mund ta ketë personi cili i plotëson këto kushte:
  • të jetë nga ana mendore dhe fizike i aftë për të drejtuar mjetin;
  • të ketë mbushur moshën për kategori të caktuar të mjeteve;
  • të ketë të dhënë provimin për shoferë të kategorisë përkatëse;
  • që me vendimin e organit kompetent nuk e ka të ndaluar drejtimin e mjetit.
Shoferi gjatë ngasjes së mjetit duhet të mbaj me veti dokumentet si vijon:
  • patentë shoferin;
  • lejen e komunikacionit;
  • libreza e mjetit;
  • autorizimin nëse nuk është pronar i mjetit, nëse përdoret si mjet komercial (taksi, auto-shkolla ose të ngjashme);
  • policën e sigurimit;
  • certifikata e kualifikimit për raste të veçanta duke përfshirë licencën për shofer 
    instruktor, certifikatën e ADR ose certifikata të tjera të përcaktuara me ligj;
  • certifikatën e vlefshme shëndetësore, kur me ligj parashikohet posedimi i saj.
Rripi i sigurisë është i detyrueshëm për të gjithë ato që drejtojnë automjetin dhe të gjithë pasagjerët në automjet. Nëse personi i cili bartet në mjet nuk përdorë rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit, me përjashtim nëse personi i cili bartët në mjet është i moshës madhore.

Sigurimi i automjetit
Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë - Sigurimi i detyrueshëm motorik ose siç quhet ndryshe Sigurimi “TPL” - (sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë) ju mbulon për dëmet që ju u shkaktoni të tjerëve me përdorimin e mjetit tuaj, por përsëri mjeti juaj është i pasiguruar.
 
 
Sigurimi i autopërgjegjësisë jashtë Kosovës - Kartoni i Gjelbër
 
Vendet ku Green Card është e domosdoshme janë: Shqipëria, Andorra, Bulgaria, Bosnia dhe Herzegovina, Byelorussia, Kroacia, Izrael, Iran, Morocco, Moldavia, Maqedonia, Rumania, Serbia and Montenegro, Tunizi, Turqi, the Ukraine.
 
Vendet ku duhet të sigurohesh me sigurimin e tyre të automjetit janë: Austria, Belgjikë, Qipro, Republika Çeke, Gjermani, Danimarkë, Spanjë, Estonia, Francë, Finlandë, Anglia, Greqi, Hungari, Itali, Irlanda, Islanda, Luksemburgu, Lituania, Latvia, Malta, Norvegji, Netherlands, Portugali, Poloni, Suedi, Sllovaki, Slloveni, Zvicër.


Regjistrimi i automjeteve dhe paisja e qytetarëve me dokument të regjistrimit të automjeteve -leje qarkullimi


Regjistrimi i automjeteve kryhet në Ministrin e Punëve të Brendshme, në Departamentin e Regjistrimit të Automjeteve dhe Patentë Shoferëve, konkretisht në Qendrën komunale te Regjistrimit të Automjeteve në bazë të Vendbanimit ose Vendqëndrimit të qytetarit. 

Procedurat e regjistrimit të automjeteve janë:

  • Regjistrimi i parë,
  • Vazhdimi i regjistrimit,
  • Çlajmërimi i automjetit,
  • Ndërrim pronari,
  • Ndërrimi tabelave,
  • Humbje tabele, libreze të qarkullimit,
  • Dëmtim tabele, libreze.
(Udhëzimit Administrativ Nr. 2005/07-MSHP, për Procedurën e Regjistrimit të Mjeteve motorike).

Kërkesën për regjistrimin e automjetit të ri duhet bashkangjitur:

  • Dokumentin e origjinës së lëshuar nga prodhuesin ose agjencia e shitjes e autorizuar.
  • Kontratën e shitblerjes apo dokumentin tjetër, që dëshmon fitimin e pronësisë të vërtetuar nga organet kompetente.
  • Dokumentin unik doganor (DUD) dhe dëshminë për pagesën e kryer.
  • Certifikata për konfirmimin e rregullsisë teknike.
  • Fletëpagesat si dëshmi se janë paguar taksat dhe detyrimet tjera.
  • Dokumentet e identifikimit personal.
  • Regjistrimi i automjetit vlen një vit kalendarik.
( Neni 6.1- i Udhëzimit Administrativ Nr. 2005/07-MSHP,për Procedurën e Regjistrimit të Mjeteve motorike).

Kërkesën për regjistrim të parë të automjetit të importuar duhet bashkangjitur:

  • Librezën origjinale të shtetit prej nga është importuar automjeti, kur kemi importim të automjetit të përdorur, apo dokumente tjera lëshuar prej organeve të shtetit eksportues që në mënyrë të mjaftueshme dhe pa lënë dyshime vërtetojnë prejardhjen e ligjshme të pronësisë në automjet,
  • Dokumentin unik doganor(DUD) dhe dëshminë për pagesën e kryer,
  • Policën e sigurimit për sigurimin e detyruar, si dhe dëshminë për pagesën e kryer,
  • Fletëpagesën si dëshmi se janë paguar taksat dhe detyrimet e tjera,
  • Certifikatën për konfirmimin e rregullsisë teknike, lëshuar nga një e kontrollit teknik,
  • Kontratën për shitblerje apo dokumentin tjetër, që dëshmon mbi fitimin e pronësisë,
  • Dokumentin e identifikimit personal.
( Neni 6.2- i Udhëzimit Administrativ Nr. 2005/07-MSHP, për Procedurën e Regjistrimit të Mjeteve motorike).

Për vazhdimin e regjistrimit , pronari i automjetit duhet të paraqes këto dokumente:

  • Policën e sigurimit për vitin vijues dhe dëshminë për pagesën e kryer,
  • Certifikatën për konfirmimin e rregullsisë teknike të automjetit,
  • Dokumentin e regjistrimit të automjetit (VRD, Librezën e automjetit),
  • Dëshmi për pagesën e taksave dhe detyrimeve tjera,
  • Dokumentet e identifikimi personal.
( Neni 7, pika 1, 2 e Udhëzimit Administrativ Nr. 2005/07-MSHP, për Procedurën e Regjistrimit të Mjeteve motorike).

Me rastin e ndërrimit të pronarit pala duhet të paraqes këto dokumente:

  • Librezën e automjetit (VRD),
  • Kontratën e shitblerjes,
  • Policën e sigurimit në emër të pronarit të ri,
  • Dokumentet e identifikimit,
  • Fletëpagesa për taksa administrative dhe detyrime tjera,
( Neni 8 i Udhëzimit Administrativ Nr. 2005/07-MSHP, për Procedurën e Regjistrimit të Mjeteve motorike).

Tabelat dhe Dokumenti i regjistrimit i humbur, i vjedhur ose i dëmtuar

  • Poseduesi i automjetit apo Pronarit i humb tabelat ose dokumentin e automjetit,apo në rast dëmtimit të dokumentit dhe tabelave.
  • Në raste të tilla duhet njoftuar stacionin më të afërt të policisë dhe pronarëve ju lëshohet një vërtetim me nr. të rastit që është paraqitur në polici.
  • Pronari/poseduesi me këtë vërtetim të lëshuar nga ana policisë dhe me certifikatën e sigurimit drejtohet në QRA dhe aplikon qoftë për lëshim tabelave të tjera dhe libreze së qarkullimit të re.
  • Nëse pronari humb vetëm njërën tabelë regjistrimi atëherë duhet që edhe atë ta dorëzoi në QRA dhe të marr dokument të ri të automjetit.
(Neni 7. Instruksioni Administrativ nr. JIAS/AI/2001/1 )

- Me rastin e paraqitjes së dokumentacionit për regjistrim, vazhdim regjistrimi, ndërrim pronari në Qendër të regjistrimit të automjetit pala duhet të paraqes vet kërkesën ose me autorizim nga Gjykata kur është fjala për persona fizik, ndërsa personat juridik të kenë autorizim nga Personi juridik (Drejtori) dhe Certifikatën valide të biznesit.

Çlajmrimi i automjetit

  • Pronari i automjetit është i obliguar nëse nuk e vazhdon regjistrimin e automjetit brenda 30 ditë ta bën çlajmërimin e automjetit dhe ti kthen tabelat në Qendër të Regjistrimit të Automjetit ku është i regjistruar automjeti.
  • Çlajmrimi i automjetit bëhet me kërkesën e pronarit, ose personit të autorizuar.
  • Pas 30 ditëve pason dënimi.