Ankesat

Sistemi gjyqësor në Kosovë është i rregulluar me aktin më të lartë ligjor – Kushtetutën. 
Në kapitullin e dedikuar Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial pushteti gjyqësor u delegohet gjykatave, të cilat janë të paanshme, të drejta, apolitike dhe të pavarura.

Për çështje civile qytetarët duhet të drejtohen në Gjykatës Komunale, derisa për çështjet penale qytetarët duhet t’i drejtohet Gjykatës së Qarkut. Qytetarëve iu garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor pos nëse është definuar ndryshe në ligj. Rastet të cilat referohen deri në Gjykatën Supreme drejtpërsëdrejti, nuk kanë të drejtë ankese.

Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë 
është organizatë e pavarur me mandat të trajtimit të shkeljes së Drejtave të Njeriut dhe keqpërdorimit të autoritetit nga Institucionet publike të Kosovës.
Ky institucion lëshon raporte dhe siguron shërbime ligjore dhe avokim publik. Institucioni pranon dhe heton ankesat e çdo kujt në Kosovë, dhe të gjitha shërbimet sigurohen pa pagesë.
​​