Ndërtimi

Ndërtimi nënkupton ngritjen, instalimin, rikonstruimin, zgjerimin, ndryshimin (ndërrimin e destinimit ), rrënimin e objekteve ndërtimore, duke përjashtuar punët për mirëmbajtje të ndërtimeve ekzistuese dhe punimeve të vogla të specifikuara nga organet komunale me udhëzime komunale të cilat janë ose nuk janë të pajisura me leje të përkohshme.

Ndërtimi është një ndër sektorët i cili aktivizon pothuaj të gjithë sektorët tjerë ekonomik kështu që në formë direkte bashkëpunon me më se 50 veprimtari tjera ekonomike, ka lidhmëri me ato shfrytëzon prodhimet apo shërbimet e tyre, punëson nuër të madh të punëtorve të profileve dhe kualifikimeve të ndryshme si dhe dinamizon dhe shtytë zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi. Ndërtimi si dhe në shumicën apo të gjitha vendet tjera është veprimtari që ka një nënndarje të saj në kategori të ndryshme siç janë: ndërtimi rezidencial (banim), industrial, infrastrukturë, shërbime publike, produkte ndërtimore etj. Lëmin e ndërtimit e rregullon Ligji i Ndërtimit dhe aktet nënligjore të dala në bazë të këtij Ligji.
Kërkesat themelore të cilat lidhen me ndërtimin janë:
  • Qëndrueshmëria mekanike dhe stabiliteti
  • Mbrojtja nga zjarri
  • Higjiena, shëndeti dhe mbrotja e mjedisit,
  • Izolimin nga temperatura, zhurma dhe mbrojtje kundër vibrimeve.
Personi i cili e realizon ndërtimin është i detyruar që:
  • Të ndërtojë në përputhje me lejen e ndërtimi, d.m.th., lejen (pëlqimin) e lokacionit, përkatësisht projektin ideor.
  • Të siguroj të gjitha materialet, pajisjet dhe produktet e ndërtimit me dëshmi në përputhje me ligjin e ndërtimit.
  • Të mos lejojë fillimin e punimeve të realizohen para se projektet dhe udhëzimet e kërkuara për punimet të jeneë të pranishme në vendndërtim.
  • Të caktoj caktoj inxhinierin kryesor të vendndërtimit, në cilësinë e përgjegjësit i cili i udhëheq ndërtimin apo disa pjesë të ndërtimit.
  • Të lajmëroj investuesin për magësitë e paraqitura gjatë procesit të ndërtimit.
Të drejtën në kryerjen e punëve të projektimit dhe mbikqyrjes profesionale kanë personat e licenuar, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktimit me Ligjin e Ndërtimit dhe Udhëzimi administrativ me nr. Rendor 44, nr. Protokolli 05/05.
Projekti kryesor për shtëpi familjare përmban:
  • Dokumentin nga plani kadastral,
  • Projekti arkitektonik,
  • Projekti ndërtimor dhe
  • Projekti i instalimeve.
Leja e ndërtimit - është dokumenti në bazë të cilit mund të fillojë ndërtimi i objektit të ndërtimit. Me të vërtetohet që projekti kryesor, përkatësisht ideor është i punuar në pajtim me rregulloren dhe kushtet e përcaktuara të cilat duhet ti plotësojë objekti ndërtimor në lokacionin e caktuar ashtu që të jenë të plotësuara të gjitha parakushtet për ndërtim.Procedura edhënies së lejes së ndërtimit e përcakton Ligji i ndërtimit(nr.2004/15).
Lejen e ndërtimit e jep organi kompetent komunal për punën e ndërtimit në të cilin territor ndërtohet objekti ndërtimor, nëse me Ligjin e ndërtimit ose me ligj të vaç+antë nuk është përcaktuar ndryshe, ndërsa MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planufikimit Hapsinor) jep leje ndërtimi për për këto ndërtime: Ndërtimet e ndërlidhjeve dhe telekomunikimit, objektet energjetike, objektet hidroteknike, objektet industriale, objektet për qëllime të veçanta.
Asnjëher nuk mund të ndërtohet pa leje ndërtimi vetëm në rast të dëmtimit të ndërtimit në raste të fatkeqësive natyrore ose të luftës dhe shkatrrimve tjera, ndërtimi mundet, pavarësisht nga shkalla e dëmtimeve, të kthehet në pozitën e mëparshme pa leje të re të ndërtimit, në pajtim me lejen e mëparshme të ndërtimit në bazë të cilës është ndërtuar organi kompetent është i obliguar të organizojë ndihmë profesionale dhe mbikqyrjen e punimeve të ndërtimeve konform Lejes së mëparshme të ndërtimit.
Dokumentacioni i kërkuar për leje ndërtimi:
  • Provë pronësie ose e drejta për përdorim të pronës me anë të dokumentacionit të përmendur sipas nenit 36 të ligjit të ndërtimit,
  • Leje urbane dhe çdo leje tjetër e kërkuar, sipas ligjeve të veçanta
  • Projekt plani i detajizuar që përfshin kërkesat lidhur me ujin, rrymën elektrike, kanalizimin dhe shqyrtimet e pasojave mbi mjedisin natyror dhe njerëzor
  • Nëse nuk ka plane urbanistike dhe kërkesa është për shtëpi familjare, kërkohet deklarat nga komuna për lidhje të mundshme me infrastrukturn teknike,
  • Raport me shkrim i revizorit që merr në shqyrtim veçanërisht qëndrueshmërinë, stabilitetin, zhurmën, izolimin nga temperatura dhe masën për kursim energjie.
Kërkesa për leje ndërtimi:
  • Investuesi duhet të dorzoj me shkrim kërkesën për lejen e ndërtimit Komunës.
    Kërkesa për lejen e ndërtimit duhet të dorëzohet me dokumentacionin plotësues sipas nenit 37.2 te ligjit per ndërtim.
  • Dokumentacioni teknik duhet të dorëzohet në tri kopje.
  • Këresa duhet të nënshkruhet nga investuesi ose personi i autorzuar nga me shkrim nga ai. Kur investuesi nuk është pronar i parcelës, duhet të kërkohet dhe paraqitet leja e pronarit të parcelës për ndërtimin e propozuar.
  • Në rast se për leje ndërtimi aplikojnë më shumë se një investitor, komuna mund të kërkoj caktimin e një përfaqësuesi për të mbajtur kontakte me komunën; ky person është përgjegjës për të zbatuar të gjitha kërkesat e ligjeve në fuqi.
Leja e ndërtimit duhet të jepet me shkrim brenda afatit prej 30 ditësh, pas bërjes së kërkesës për leje ndërtimi. Afati mund të zgjatet për 30 ditë shtesë, nëse projekti paraqet vështirësi të mëdha.
​​​