Taksat

Tatimi mbi të Ardhurat Personale
Administrata Tatimore e Kosovës (“ATK”), ka statusin e një Agjencioni Ekzekutiv, i cili funksionon me autonomi të plotë operacionale përbrenda Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. ATK është përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe çdo legjislacioni tjetër të zbatueshëm në Kosovë e që i ngarkon detyrën të administrojë çdo lloj tatimi. Një nga këto tatime është dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale.

Ky lloj tatimi aplikohet në të ardhurat e qytetarit nga paga, biznesi, qiraja, interesi, pasuria e patundshme etj. Normat tatimore të tatimit në të ardhura personale nga paga bazohen në lartësinë e pagës së fituar dhe për momentin janë normat më të ulëta në regjion dhe në shtetet e Bashkimit Evropian.
Normat tatimore janë:
  • 0% deri në 960 euro/vit
  • 5% mbi 960 dhe 3000 euro/vit
  • 10% mes të 3001 dhe 5400 euro/vit
  • 20% mbi 5400 euro/vit
​​​