Policia e Kosovës

Qëllimi strategjik i Policis së Kosovës është themelimi, zhvillimi dhe caktimi i një force efektive policore vendore, profesionalisht të trajnuar, plotësisht të pajisur, të qëndrueshme me kuadro përkatëse për funksionim efektiv dhe e aftë për mbajtjen e sigurisë dhe të qetësisë në Kosovë, duke iu përmbajtur parimeve të policisë demokratike.
Veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:
  • trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave;
  • respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore;
  • paanshmëria dhe neutraliteti lidhur me bindjet dhe pikëpamjet politike të personave;
  • integriteti, ndershmëria dhe përgjegjësia në shërbimin publik;
  • transparenca-ofrimi i informative për qytetarët dhe të qenit të hapur ndaj publikut;
  • legjitimiteti, përshtatshmëria dhe proporcionaliteti;
  • përkushtimi ndaj punësimit, avancimit dhe caktimit të detyrave në mënyrë gjithëpërfshirëse, meritore dhe pa diskriminim, duke reflektuar karakterin shumë etnik në Republikën e Kosovës dhe duke i njohur parimet e barazisë gjinore dhe të drejtat e njeriut të parapara në Kushtetutë.
Rekrutimi dhe seleksionimi i kadetëve - Gjatë seleksionimit, bëhen përpjekje të ndërgjegjshme që të rekrutohen meshkuj dhe femra nga e tërë Kosova, të cilët pasqyrojnë multietnicitetin në Kosovë.
Para së gjithash aplikantët në agjencionet për siguri publike, duhet të kenë shkollimin e mesëm, të jenë fizikisht dhe psiqikisht të shëndoshë pa të kaluar kriminale, si dhe të jenë banorë të Kosovës. Standardet dhe kriteret që duhet të përmbushen nga çdo njëri që aplikon në Shërbimin Policor të Kosovës, pos kritereve të theksuara më lartë, duhet të jenë të moshës nga 21-55 vjeç. Studentët e SHPK-së duhet ta përfundojnë shkollimin policor prej 20 javësh, përkatësisht 800 orë akademike (ligjërata dhe ushtrime praktike). Plan programi themelor i mbështetë parimet e kryerjes së punës policore në demokraci dhe të drejtave të njeriut, si dhe e mbulon shumëllojshmërinë e gjerë të shkathtësive që kërkohen për kryerjen e punës policore në shoqëri demokratike. Këto përfshijnë; detyrat patrulluese, hetimet e krimit, mbledhjen e dëshmive forenzike (të krim-teknikës), kontrollimi i komunikacionit (trafikut), taktikat mbrojtëse, përdorimi i forcës dhe armët e zjarrit, ndihma e parë, ligjet e aplikueshme dhe teknikat e intervenimit. Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë të gërshetuara në të gjitha temat thelbësore si në klasë ashtu edhe në ushtrimet praktike në të hapur.
​​