Financat dhe Buxheti

Tre funksionet kryesore të parasë janë:
  • Funksioni parasë si mjet këmbimi dhe pagese
  • Funksioni i ruajtjes se vlerës
  • Funksionin e vlerës së mallrave dhe shërbimeve
Fushëveprimi i parasë është i gjerë e cila mund të përdoret si: operacion i drejtpërdrejt pagese (transaksion kesh), operacione (transaksione) bankare, dhënie çeqesh dhe gjithashtu edhe si pagese elektronike (transfere parash). Paraja e cila përdoret në Kosovë është Euro.
 
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) - Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës (AQBK), pasardhës i Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (BPK) është një entitet publik i veçantë i cili ka të drejtë të licencojë, mbikëqyrë dhe rregullojë institucionet financiare në territorin e Kosovës. 
BPK-ja është themeluar në përputhje me dispozitat e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (“UNMIK”), Rregullorja nr. 1999/20 e nxjerrë më 15 nëntor 1999 (e ndryshuar më 1 tetor, 2001) ”Mbi Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës”.
 
Veç kësaj, me 24 gusht 2006 PSSP ka nënshkruar rregulloren e re mbi Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës dhe ka transformuar Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (ABPK-në) në Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës (AQBK). Sipas kësaj rregulloreje, objektivat themelore të AQBK-së janë:
  • Të ruhet fuqia, aftësia pagese dhe funksionimi efikas i një sistemi stabil të bazuar në treg, duke inkurajuar krijimin e instrumenteve të sigurta financiare, dhe
  • Pa ndonjë paragjykim, të përkrah politikat e përgjithshme në Kosovë për te kontribuar në një alokim efikas të burimeve në pajtim me principet e një ekonomie me treg të hapur
BQK-ja mes tjerash, ka këto kompetenca të veçanta:
  • Të rekomandojë një politikë të gjerë udhëzuese për PSSP-në dhe IPVQ-të në fushat që janë në përgjegjësinë e saj
  • Të formulojë dhe të zbatojë masat, të kundërshtoj dhe rregulloj sistemet e pagesave për transaksionet në valutë vendore dhe të huaj në Kosovë
  • Të posedoj dhe të operoj një ose më shumë sisteme pagesash
  • Të veproj si agjent bankar dhe fiskal për Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe të jap këshilla nëse kërkohet
  • Të mbaj depozita në valutë të huaj, të bankave, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave si dhe subjekteve tjera publike
  • Të sigurojë furnizim të mjaftueshëm të bankënotave dhe monedhave për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme
  • T’i licencoj, mbikëqyrë dhe rregullojë institucionet financiare, dhe
  • Të kryej analiza të rregullta ekonomike dhe monetare të ekonomisë së Kosovës, t’i publikoj rezultatet dhe t`i paraqes propozimet dhe masat Administratës së Misionit të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara dhe IPVQ-ve, në bazë të këtyre analizave.
Buxheti Shtetëror - Si Buxhet Shtetëror mund të konsiderohet plani ekonomik i shtetit për vitin që vjen. Buxheti shtetëror vepron në mënyrë të njëjtë sikurse ligji, plani për Buxhetin Shtetëror iniciohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 
Në këtë plan parashihen shpenzimet për vitin që vjen në bazë të kërkesave të institucioneve qeveritare për secilën veç e veç dhe ky plan pastaj miratohet ne Kuvendin e Kosovës. Në këtë plan nuk është e thënë që të hyjnë të gjitha shpenzimet sepse gjatë vitit mund të ketë edhe shpenzime të paparashikuara. Varësisht nëse ndodh një rast për të cilin nevojiten shpenzime urgjente ose të paparashikuara, organizata përkatëse buxhetore mund të aplikojë pranë Ministrit për fonde shtesë.
“Paratë Publike” do të thotë paratë ose pasuritë financiare të cilat pranohen, janë nën përkujdesjen, mbahen në mirëbesim ose janë nën kontrollin e një organizatë buxhetore, autoriteti publik ose ndërmarrje të kontrolluar publike, ose personi për ose në emër të cilësdo nga të sipër cekurat. Termi “para ose mjete financiare” i përmendur më sipër përfshin, por nuk kufizohet, paratë e gatshme, monedhat, barasvlerë të parave të gatshme, çeqe, note, bonde, instrumente financiare me likuiditet të lartë dhe pasuri të luajtshme financiare me likuiditet të lartë (sikur që janë gurët e çmuar ose gjysmë të çmuar ose shufrat e metaleve të çmuara).
Paratë publike përfshijnë, por nuk kufizohen në:
  • taksa, tarifa, detyrime ose tarifa për shfrytëzim
  • interesa, dividendë ose pagesa tjera
  • të ardhurat nga shitja, qiradhënia ose qiramarrja e çfarëdo prone
  • tarifat rregullative, tarifat e licencimit si dhe tarifat dhe taksat e ngjashme
  • pagesat, tarifat dhe taksat për ofrimin e shërbimeve, furnizimin e mallrave ose kryerjen e punëve
  • të ardhurat e pranuara ose te cilat janë realizuar drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë nga dhënia e lejeve ose nga shitja e cilësdo të drejtë mbi një burim publik, duke përfshirë - por pa u kufizuar në - të drejtën ndaj brezit frekuencore, të drejtën e shfrytëzimit të tokës, të drejtat për eksplorimin ose eksploatimin e pasurive natyrore ose të drejtat e shfrytëzimit, si dhe të drejtat mbi pronën intelektuale
  • rentat
  • depozitat e sigurimit dhe të kushtëzimit
  • gjobat, kompensimet e dëmit nga paditë civile, dhe të ardhurat nga sigurimi dhe
  • grandet dhe donacionet nga organizatat ndërkombëtare, Qeveritë e huaja ose cilido burim tjetër.
Të gjitha paratë publike duhet të depozitohen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në pajtim me Rregullat e KMF (Rregullat për Kontrollin dhe Menaxhimin Financiar) dhe paratë publike mund të shfrytëzohen ose shpenzohen vetëm pasi që të jenë ndarë në mënyrë të rregullt.
 
Ministria e Ekonomisë dhe Financave - Të gjitha paratë publike duhet të depozitohen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në pajtim me Rregullat e KMF (Rregullat për Kontrollin dhe Menaxhimin Financiar) dhe paratë publike mund të shfrytëzohen ose shpenzohen vetëm pasi që të jenë ndarë në mënyrë të rregullt sipas këtij ligji.
Departamenti i Thesarit (“Thesari”) themelohet në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa dhe është përgjegjës për menaxhimin e Fondit të Konsoliduar të Kosovës si dhe për përmbushjen e të gjitha përgjegjësive të cilat i janë dhënë në bazë të ligjit.
 
Thesari ka autorizimin dhe përgjegjësinë ekskluzive për investimin e parave publike. Pavarësisht nga kjo, Ministri përcakton kushtet për investimin e parave publike dhe aktivitetet e investimeve të Thesarit, dhe përgatit politikën për investimin e parave publike. Kjo politikë e investimeve trajton rreziqet të cilat ndërlidhen me kundër palët dhe shtetet e caktuara dhe duhet të përfshijë dispozita për themelimin e një komisioni të investimeve.
Në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave themelohet Departamenti i Buxhetit. Departamenti i Buxhetit udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i cili është i emëruar i lartë publik. Departamenti i Buxhetit përbëhet nga dy njësi të veçanta: njësia e buxhetit qendror, dhe njësia e buxhetit komunal. Secila nga këto njësi udhëhiqen nga një i emëruar i lartë publik.
 
Politikat Ekonomike - Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa themelohet Departamenti i Politikave Ekonomike. Departamenti i politikave ekonomike është përgjegjës për përpilimin e parashikimeve makroekonomike dhe fiskale si dhe përcaktimin e parametrave të përgjithshëm të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe politikat afatmesme buxhetore. Departamenti i Politikave Ekonomike po ashtu mundet të bëjë analiza për rrezikun fiskal si dhe planifikojë skenarë nën programe të mëdha ta parashikimit.Të gjitha ndarjet buxhetore për vitin fiskal do të skadojnë në mesnatën e 31 Dhjetorit; megjithatë, ndarjet buxhetore të cilat ndërlidhen me të ardhurat vetanake të pashpenzuara të një komune do të vazhdojnë për komunën përkatëse në vitin e ardhshëm fiskal.
 
Të ardhurat Komunale - Të gjitha paratë ose të ardhurat e mbledhura ose pranuara nga një komunë, pavarësisht nëse kualifikohen si “të ardhura vetanake komunale” duhet të depozitohen menjëherë në llogarinë përkatëse zyrtare bankare.Të gjitha shumat e depozituara dhe që hyjnë në përkufizimin e “të ardhurave vetanake komunale” janë të ardhura të dedikuara të komunës përkatëse. Këto të ardhura i ndahen komunës përkatëse në pajtim me propozim-buxhetin dhe kërkesën e saj për ndarje buxhetore.
 
Në rast se të hyrat nga participimet, tarifat, ngarkesat ose tatimet e mbledhura nga një komunë tejkalojnë shumat e të hyrave për këtë komunë, në shumat e ndarë nga buxheti për këtë komunë do të bëhet një përshtatje shoqëruese. Të hyrat e tilla të tejkaluara nuk mund të alokohen ose të shpenzohen derisa të mos bëhet kjo përshtatje në buxhetin e kësaj komune nga kuvendi komunal në pajtim me procedurat e parapara me Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive, të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/17. Çdo përshtatje e tillë e të hyrave dhe e ndarjeve do të regjistrohen në Regjistrin kontabël të Thesarit dhe do të përfshihet në rishikimin e ardhshëm të pasqyrave buxhetore të miratuara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.
​​