Qeverisja Lokale dhe Decentralizimi

Aktualisht Kosova ka 38 komuna, 1,467 vendbanime në të cilat jetojnë 1,780,021 banorë, në gjithsej 10,896 km2. Komuna me popullsinë më të madhe është Komuna e Prishtinës me gjithsej 198,897 banorë, ndërsa komuna me popullsinë më të vogël është Komuna e Parteshit me 1,787 banorë. Komuna me sipërfaqen më të madhe është komuna e Podujevës me 633 Km2, ndërsa komuna më e vogël është Komuna e Mitrovicës Veriore me 5 km2.

 

Vetëqeverisja lokale përfaqëson të drejtën dhe aftësinë e autoriteteve lokale, brenda kufijve ligjor, për të rregulluar dhe menaxhuar një pjesë të konsiderueshme të çështjeve publike brenda përgjegjësisë së tyre dhe në interesat e popullsisë lokale.

 

Përgjatë periudhës së shtet formimit, vetëqeverisjes lokale në Kosovë i është kushtuar kujdes i veçantë e cila garantohet me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

 

Organet kryesore të komunës janë kryetari dhe kuvendi i komunës. Kryetari i komunës dhe anëtarët e kuvendit të komunës zgjedhën në zgjedhje të lira dhe demokratike në sistem të drejtpërdrejtë për një mandat 4 (katër) vjeçar.

 

Ligji për vetëqeverisje lokale ka përcaktuar 3 (tri) lloj kompetencave: Kompetencat vetanake, Kompetencat e deleguara dhe Kompetencat e zgjeruara.

 

Buxheti i komunave përbëhet nga granti i qeverisë dhe të hyrave komunale. Granti Qeveritar përbën shumicën absolute të buxhetit të komunave, i cilë është diku 10% e totalit të buxhetit të vendit. Ndërsa, e hyra kryesore vetanake e komunave është vjelja e tatimit në pronë.

 

Qeveria e Republikws sw Kosovws ka përcaktuar pesë objektiva kryesore për periudhën e ardhshme afatmesme: :

 

 Rritja  e  qëndrueshmërisë ekonomike, sociale dhe    strukturore lokale për   siguruar që parametrat e politikave lokale dhe modalitetet financiare të sjellin risi në zhvillimin e Komunave

  • Krijimi i një kornize për qeverisje të mirë dhe rregullimin efektiv për të siguruar përfaqësimin demokratik të qytetarëve dhe administratë efikase dhe profesionale të Komunave

  • Forcimi i kapaciteteve institucionale të vetëqeverisjes lokale për të përmbushur kërkesat e qytetarëve dhe për të arritur përmirësim të qëndrueshëm në shërbimet komunale për qytetarët.

  • Forcimi i partneriteteve ndërmjet pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe bizneseve për të krijuar një qytetari aktive, gjithëpërfshirëse dhe kohezive

  • Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si dhe afirmimi diversitetit kulturor, etnik dhe gjuhësor në Komuna, të ndikojë në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor.​​